“The Daily Telegraph” e rendit Berishën në 11-shen më të mirë të sezonit në Australi

Kanbera (Australi), 24 dhjetor 2016 – The Daily Telegraph ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë në elitën e futbollit të Australisë deri më tani në këtë sezon.

Në këtë 11-she është edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, i cili javën e kaluar e barazoi rekordin me golashëbesin më të mirë në Australi.

Berisha ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke ndihmuar ekipin e tij, Melbourne Victory me nëntë gola, ndërsa udhëheq listën e golashënuesve.

“Ndonëse nuk është aq klinik sa do të dëshironte ndonëjherë, Berisha ka treguar se është më i rrezikshëm se kurrë. Sulmuesi i Victoryt ka bërë disa performanca të jashtëzakonshme, përfshirë hetrikun perfekt ndaj Wanderers, duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë me nëntë gola (dy nga penaltia). Një nga sulmuesit më punëtorë në ligë, forma e Berishës e ka sjell ekipin në një pozicion të shkëlqyer para Krishtlindjeve. Berisha, që është përshtatur shumë mirë me Rojas, gjithashtu ka krijuar 15 raste, ndërsa dy herë ka asistuar dhe ka nxjerr dy penalti”, shkruan në përshkrimin për sulmuesin prishtinas The Daily Telegraph, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*