Dalje nga shinat në metro: Panik, rrëmujë dhe të lënduar, në New York City

Një tren i linjës A la dalë nga shinat sot në Metronë e Nju Jorkut, duke shkaktuar panic, rrëmujë dhe të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pak përpara orës 10 të mëngjezi, afër stacionit të Rrugës së 125-të, në Harlem, ku të paktën dy vagonë të trenit kanë devijuar, ndërsa udhëtarët kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kanë parë tym të dëndur duke hyrë në tren.
Katër vetë janë dërguar në spital, ndërsa udhëtarët janë evakuuar nëpër tunelin e errët të metrosë.
“Këto ishin 15 minutat më të tmerrshme të jetës sime”, shkroi një prej tyre në Tuitër.
“Sapo dola nga një tren A që doli nga shinat dhe u përplas në murin e sabuejt”, shkroi një tjetër.
Autoriteti i Transportit Metropolitan, i njohur ndryshe si MTA, nuk ka dhënë ende shpjegime për incidentin po ka njoftuar se ndërprerja e elektricitetit pas incidentit ka ndaluar shërbimet në linjat A, B, C dhe D.
(r.a.illyria)

Comment

*