Danielsson: Zona rajonale ekonomike, thelbësore për të ardhmen e Ballkanit

I ndodhur në Tiranë në një vizitë zyrtare, Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit në vend, me të cilët diskutoi lidhur me zonën rajonale ekonomike.

Kjo zonë është një nismë e dakordësuar në Samitin e Triestes. Danilesson siguroi se Bashkimi Europian do të vijojë mbështetjen për këtë nismë tejet të rëndësishëm.

“Përsa na përket ne, ne jemi tërësisht të bindur që kjo gjë do të ketë një potencial të madh në rritjen ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit. Kjo nënkupton hapje të vendeve të punës dhe rritje të begatisë. Është po ashtu ky një element shumë i rëndësishem i të përafruarit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Është një element thelbësor i të ardhmes europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim këtë, por komuniteti i biznesit është kryesori. Ju do të jeni ata që do të identifikoni barrierat. Ju jeni ata që mund të jepni mbështetje për t’i hequr këto pengesa”, tha Danielsson.

Veç përfaqësuesve të biznesit në Shqipëri, të cilet diskutuan me drejtorin Danielsson lidhur me shqetësimet e tyre, e pranishme ishte dhe Milena Harito, e cila sapo është emëruar nga Kryeministri Rama si Koordinatore Kombëtare për Zonën Rajonale Ekonomike.

/ Top Channel

Comment

*