Dardan Sejdiu jep dorëheqje nga pozitat drejtuese në Vetëvendosje

Prishtinë, 4 janar 2018 – Nënkryetari i parë i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në parti.

Sejdiu, në letrën e dorëheqjes, ka thënë se ai do të mbetet deputet dhe anëtar i Vetëvendosjes.

“Kam vendosur që nga sot të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, nga posti i nënkryetarit të parë të Lëvizjes, nga Kryesia e Lëvizjes, dhe nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes”, thuhet pos tjerash në letrën e Sejdiut.

Ai ka njoftuar po ashtu se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i VV-së.

Dorëheqja e Dardan Sejdiut vjen dy ditë pas dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ymeri ka shpjeguar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në organet drejtuese të partisë për shkak të përçarjeve të brendshme të vitit të fundit. (r.m.)

Comment

*