Darkë Gastronomike Shqiptare, në New York: Ta mbajmë ndezur flakën e traditës

Intervistë me Fejsal Demiraj, Sous Chef i Noma dhe bashkë-themelues i Fondacionit RRNO

 

Nga Ruben Avxhiu

Fotografitë nga Matthias Haupt

Në 3 janar, 2019, Fondacioni RRNO organizon në Nju Jork, Darkën Gastronomike Shqiptare, me temën: “Ta mbajmë ndezur flakën e traditës”.

Synimi i darkës do të jetë mbledhja e fondeve për një projekt që synon eksplorimin e traditave shqiptare të gatimit.

Darka e shumë pritur mbahet në një nga restorantet më të famshëm n Manhattan (të dhënat më poshtë) dhe do të përfshijë shtatë pjata sprovuese të shoqëruara me verë Shqipërie. Organizator dhe mjeshtër i kuzhinës do të jetë Fejsal Demiraj, Zëvendës-Shef, në restorantin e famshëm botëror “Noma”, të Rëne Rexhepit dhe bashkëthemelues i “RRNO Foundation”.

Menuja e darkës do të përqendrohet të ingedientët shqiptarë me ndihmën e të cilit do të rikrijohen shijet shqiptare. Biletat janë të shtrenjta dhe synimet të shenjta. Me fondet e mbledhura do të financohet një ekspeditë kërkimore e thellë në të gjitha trojet shqiptare nga Shqipëria, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj, në gjurmim dhe për të dokumentuar kuzhinën tradicionale shqiptare.

Ju bëftë mirë!

3 Janar 2019
One if By Land, Two of by Sea
17 Barrow Street, New York, NY, 10014

RSVP
Email: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/events/353163931929234
Website: https://www.rrno.al/event/albanian-gastronomic-evening

 

 

Fejsal Demiraj

 

Si u lidhët ju personalisht me gatimin dhe kuzhinën shqiptare ? Si erdhët deri këtu? Cila është eksperienca juaj, me pak fjalë?

Unë quhem Fejsal Demiraj, jam brezi i parë i lindur shqiptaro-amerikan nga Yonkers, New York, kam punuar në restorante të ndyshme përgjatë kohës së diplomimit në Cuinary Institute of America në New York.

Pas shkollimit tim kam punuar në disa restorante në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe më së fundmi në Evropë. Pozicioni im aktual është si Sous-Chef i restorant Noma në Kopenhagë, Danimarkë, ku unë po punoj për më shumë se 3 vjet.

Noma është konsideruar per disa vite radhazi si restoranti më i mirë në botë.  Noma dhe drejtuesi i saj Rene Rexhepi, janë emrat që kanë bërë një revolucion në fushën e kuzhinës botërore.  Unë jam me të vërtetë krenar për eksperincën time tek Noma aq me tepër që kam mbështetjen e Rene dhe e konsideroj atë si mentorin tim.

Që në fëmijeri, gjithmonë kam qenë kurioz rreth kuzhinës, dhe ndiqja me kureshtje gjyshen time kur ajo gatuante, dhe me pëlqente shumë ushqimi që ajo pergatiste. Përbërësit, recetat shqiptare, shijet dhe gatimi i saj kanë qenë dhe janë gjithmonë në mendjen time kur gatuaj kuzhinën e gjysheve tona.

 

Cili është roli i Fondacionit Rrno në këtë darkë të kuzhinës shqiptare në New York?

Fondacioni RRNO është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar nga një grup  kuzhinierësh shqiptarë në mbarë botën dhe unë jam bashkë-themelues i RRNO. Misioni i Fondacionit është ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i kuzhinës shqiptare në mbarë botën. Kjo darkë do të jetë eventi ku do të paraqesim projektin tonë të parë të rëndësishëm, arësyeja për të cilin po mbledhim fonde.

 

Si lindi idea për një aktivitet të tillë?

Kuzhina shqiptare shpeshherë është e nënvlehtesuar. Brezat e ardhshëm të diasporës shqiptare kanë shumë pak dijeni për trashëgiminë e tyre gastronomike. Ne ndiejmë nevojën për të treguar thesaret e fshehura të kuzhines shqiptare dhe për këtë arsye kemi filluar këtë projekt.

Ky është një projekt kërkimor të cilin kam kënaqësine ta udhëheq, dhe qëllimi i tij kryesor do të jetë një ekspeditë etno-gastronomike në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Cameri. Nevoja për prezantimin i këtij projekti në komunitetin Shqiptaro-Amerikan ishte edhe ideja fillestare e kesaj darke.

Jam me te vertet i gëzuar dhe mezi po pres këtë darkë ku do të gatuaj një menu prej 7 pjatash të cilat do të shoqërohen me vererat shqiptare më të mira. Disa prej pjatave i kam zgjedhur sepse ato përfaqësojnë shijet e fëmijërisë sime, dhe ndërkohë sepse besoj qeë janë ato shije sesi duhet ose mund të jetë kuzhina shqiptare.

 

Pse keni zgjedhur Nju Jorkun dhe këtë restorant të veçantë? Çfarë do të bëhet ne kete mbrëmje?

Në New York kam një bazë të madhe mbështetjeje si nga familja tek miqtë personalë dhe mundësinë për të tërhequr vëmendjen e diasporës shqiptare. Darka jonë do të mbahet në  restorantin “One if by Land, Two if by Sea” në pronësi të Zef Deljeviq. Disa nga arsyet pse vendosëm ta organizojme këtë darkë janë: të tregojmë thesaret e fshehura dhe kapacitetin e kuzhines shqiptare dhe të rrisim ndërgjegjësimin e diasporës shqiptare rreth rëndësisë së forcimit të trashëgimisë sonë të bukur kulturore përmes ushqimit.

 

Si do ta përshkruanit kuzhinën shqiptare? Cilat janë karakteristikat e saj? Cila është mënyra më e mirë për ta përfaqësuar atë?

Për mua, si një i ri shqiptaro-amerikan që eshte rritur duke ngrënë ushqim tradicional shqiptar i gatuar nga gjyshja ime, kuzhina shqiptare e thene thjesht, bazohet në familje dhe dashuri.

Për mua, ajo që përfaqëson më mirë gatimin shqiptar është Fli dhe Qervish. Të dyja këto gatime i kam njohur që në fëmijëri duke parë gjyshen time Nife ti gatuaje. Ajo ishte një kuzhiniere e mrekullueshme! Dashuria e saj reflektohej në gjithçka që ajo bënte.

Kuzhina shqiptare ka qenë gjithmonë e ndikuar nga kulturat e kuzhinave rajonale dhe është konsideruar shpesh si nje shkrirje ndërmjet kuzhinës mesdhetare, ballkanike dhe otomane. Sidoqoftë, ajo ka disa thesare të fshehura sidomos në zonat e izoluara rurale dhe ky është qëllimi i projektit tonë; zbulimi, ruajtja dhe zhvillimi i këtyre traditave gastronomike të cilat ne keto momente jane në rrezik zhdukjeje.

 

Cili ka qenë reagimi i komunitetit shqiptaro-amerikan deri tani? Çfarë prisni prej tyre? Pse duhet ta mbështesin këtë ngjarje të veçantë të 3 janarit në Nju Jork?

Ky event është pritur shumë mirë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, tek i cili po krijohet sa vjen e më shumë një ndërgjegjësim mbi rëndësinë e ruajtjes së traditës kulinare shqiptare.

Deri tani kemi qenë me fat që t’i bashkojme qëllimet tona me njerëz të suksesshëm në komunitetin shqiptaro-amerikan të cilët na kanë ndihmur për realizimin e kesaj darke.

Gjatë kësaj darke ne do të jemi të lumtur të zbulojmë më shumë detaje rreth projektit tonë dhe shpresojmë që vizioni, misioni dhe objektivat tona do të frymëzojnë më shumë anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan me qëllimin e përbashkët ruajtjen trashëgimisë tonë kulturore.

One Response to “Darkë Gastronomike Shqiptare, në New York: Ta mbajmë ndezur flakën e traditës”

Read below or add a comment...

  1. Armand kikino says:

    Pershendetje dhe ju pergezoj nga zemra per kete nisme shume te nevojshme. Kisha deshire tu vija ne ndihme duke sygjeruar qe ne Shqiperi ka rreth 25 vjet jane kryer studime dhe hulumtime ne kete fushe dhe ka shume materiale per traditen dhe kulturen gastronomike Shqiptare. Materialet jane te botuara dhe publikuara si nga ente shteterore dhe private. Jane identifikuar rreth 350 receta tradicionale ne te gjitha traojet shqiptare. Vlera e keture eventeve eshte shume e madhe pasi sjell ne kujtesen e shqptareve jashte trojeve shijen e familjes , femijerise dhe i jep identitet atyre qe e konsumojne.
    Duke ju ururar suksese ne kete sipermarrje shume me vlere ju pergezoj per pasionin dhe deshiren ne ruajtjen e vlerave kombetare.
    Me respekt

Comment

*