DASH: Po i vlerësojmë ndikimet e vendimit të presidentit Meta

Uashington, 11 qershor 2019 – Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), ka thënë se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të vendimit të presidentit.

“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të ndjekë dhe të vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër”, ka thënë zëdhënësi kur është pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zëdhënësi ka thënë se qëndrimi i Uashingtonit lidhur me situatën politike në Shqipëri mbetet i njejtë dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

“Partitë e opozitës duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës zgjedhore”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit. (r.m.)

Comment

*