Dashakeqësi në Dallas

Stephen Sylejman Schwartz

Stephen Sylejman Schwartz

Konkursi për karikaturat pjesë e një industrie cinike të frikës – por dëmin e vërtetë Islamit ia bëjnë sulmuesit me armë –në shekuj myslimanët nuk janë shqetësuar nga portretizimi i Profetit, pse duhet filluar tani?

 

Siç ishte parashikuar nga shumëkush, një tjetër agresion është shtuar në analet e Islamit radikal. Në Garland, Texas, një rrethinë e Dallasit, të dielën në 3 maj, dy burra u vranë nga policia pasi qëlluan me armë kundër një takimi për të promovuar karikatura të Profetit Muhamed.
Elton Simpson, i konvertuar në Islam dhe Nadir Soofi sulmuan një veprimtari që kishte sit ë ftuar demagogun hollandez anti-Islam Geert Wilders dhe që organizohej nga agjitatorja anti-myslimane amerikane, Pamela Geller.
Në fillim ishte tmerri I 11 Shtatorit, në New York dhe Washington; pastaj masakra e Maratonës së Bostonit, ndërsa tani dhuna radikale islamiste goditi në thellësi të Amerikës.
Është për të ardhur keq kur vjen nga dikush me mbiemrin Soofi, që sugjeron një prejardhje familjare nga tradita spiritualiste e Sufive. Shumë Sufistë, ndonëse jo të gjithë, karakterizohen nga tradita e respektit reciprok për fetë e të tjerëve, sidomos në nënkontinentin Indian. Aty, myslimanët, hindutë dhe sikët, kanë tradita lokale të përbashkëta dhe mblidhen shpesh në faltoret Sufi pa u shqetësuar nga dallimet fetare. Po kjo është karakteristike edhe e Sufive në Turqi dhe Ballkan.
Unë jam vetë një mysliman Sufi. Por jam, së pari, shkrimtar amerikan dhe për mua liria e shprehjes është e padebatueshme, përveçse kur vjen si thirrje e drejtpërdrejtë për dhunë të mendjëhereshme ndaj të tjerëve. Nuk dua të keqkuptohem: unë i përbuz Wilders dhe Geller. Në fushatën e tyre vulgare dhe paragjykuese, ata pretendojnë në mënyrë të pasinqertë se nuk i urrejnë myslimanët, por vetëm aspekte të Islamit që sipas tyre nuk mund të bashkëjetojnë me traditën Judeo-Kristiane (sipas Wilders), apo që përfaqësojnë fanatizmin xhihadist (retorika e Gellerit). Unë i besoj. Ata janë pjesëmarrës në një industri cinike të frikës.
Unë e kam kundërshtuar Islamin radikal, gjatë gjithë jetës sime, me të gjithë qënien time. Për mua, dy sulmuesit janë To me, the tëo keqbërësit që sulmuan konkursin e karikaturave në Teksas janë më të këqinj se Wilders dhe Geller.
Por ka disa gjëra më të rëndësishme që duhen thënë këtu.
Pavarësisht nga deklaratat e cekëta që i gjen në çdo palë, myslimanët nuk janë në mënyrë uniforme kundër përshkrimit të gjoja ngjashmërisë së Muhamedit — pamje të Profetit gjenden me shumicë në artin klasik islamik, sidomos në format e tij perse, turke dhe indiane. Debati nëse duhen portretizuar qëniet e gjalla në artet dekorative apo jo vlon prej shekujsh mes myslimanëve, madje edhe mes hebrejve. Njëherë e një kohë kjo ka qenë një temë e ndjeshme edhe për të të krishterët.

unnamed(7)

Nga arti klasik islamik, miniaturë e veprës në Mekë: Muhamedi duke ia ripërkushtuar Gurin e Zi Qabesë. Nga Jami Al-Tawarikh [Compendium of Chronicles], nga Rashid Ad-Din Al-Hamadani, rreth vitit 1315.

Më tej, ndërsa nga një anë, synimi i konkursit të karikaturave të Muhamedit është, në fakt, që të fyejë Profetin, në anën tjetër, 14 shekuj të historisë islamike dëshmojnë ky agresion gjithnjë e më shumë i padurueshëm dhe fanatik kundër kritikëve të Islamit ka qenë pothuajse i panjohur.
Kjo është diçka e re. Udhëheqësit myslimanë në të kaluarën nuk e vrisnin mendjen se çfarë thonin jomyslimanët për fenë e tyre, përveçse kur kërcënoheshim fizikisht. Madje edhe në rastet e vetëmbrojtjes, si në Bosnie-Hercegovinë, gjatë luftërave të viteve 90 në Ballkan, myslimanët luftonin për të drejtën për të jetuar paqësisht me ata që kishin një fe të ndryshme nga kjo e jona.
Dotrinarët myslimanë, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë argumentuar kundër feve të tjera, por një intolerancë e tillë ndaj dallimeve bazuar vetëm në opinione teologjike, ka qenë diçka e rrallë. Myslimanët e kremtojnë por nuk e adhurojnë Moisiun – figura letrare më e përmendur në Kuran. Myslimanët e nderojnë Jezusin por nuk besojnë se është djali i Zotit apo që Zoti mund të ketë një djalë. Për myslimanët, Zoti nuk është një qënie fizike që të bëjë fëmijë. Mirëpo, myslimanët e besojnë se Maria mbeti shtatzënë në sajë të një mrekullie, duke qenë e virgjër dhe e respektojnë si një nga gratë më të mëdha. Myslimanët lavdërojnë Gjon Pagëzorin. Dhe emrin e Zotit si Allah, kaq të afërt me emrin hebre Elohim, e përdorin edhe të krishterët arabë dhe të tjerë që jetojnë mes myslimanëve.
Me gjuhën e tij të gjatë [dhe injorancën], Wilders u tha karikaturistëve të mbledhur, në fjalimin e tij në Dallas: “Kultura jonë judeo-kristiane është shumë më superior se ajo islamike. Mund t’ju jap një milion arsye. Por dëgjoni një të rëndësishme. Ne kemi humor, kurse ata nuk kanë”.
Kjo është absurde — është në fakt për të qeshur, një shaka në vetëvete. Myslimanëve u kërkohet që të mos tallen me fenë, por kulturat variojnë nga një anë e botës islamike në tjetrën. Bosnia-Hercegovina, ku u frymëzova që të bëhem mysliman, është një shoqëri sekulare, megjithatë besimtarët e saj të fesë së Muhamedit, priren drejt një praktikimi konservator, por jo radikal të fesë. Megjithatë, myslimanët boshnjakë edhe në nivelin më të lartë të përkushtimit ndaj fesë së tyre, argëtohen nga një zhanër gojëshkathët të këngëve dhe anektodave folklorike, shpesh me nënkuptime të pasionit erotik. Edhe përpara Luftës së tmerrshme të Bosnies të 1992-95, myslimaë e atjeshëm bënin shaka të ngrysura për konfliktin që po afrohej dhe ky lloj humori pastaj përfshiu shumë shakara për vetë luftën edhe gjatë agresionit gjenocidal kundër tyre. Herbrenjtë nuk bëjnë shaka për Holokaustin. Të krishterët shpesh nuk pëlqejnë komeditë për Jezusin. Por myslimanët e Bosnjes kanë nxjerrë shaka të shumta për vuajtjen e tyre, ashtu siç kanë bërë edhe shqiptarët myslimanë në Luftën e Kosovës 1997-1999.
Nëqoftëse besojmë te feja jonë si myslimanë, fyerjet dhe shtrembërimet e Wilders dhe Geller nuk na dëmtojnë dot. Duhet ta bëjmë të qartë këtë si myslimanë dhe duhet të ndahemi prej shoqërisë së atyre apo t’i kundërshtojmë në mënyrë aktive, ata që e përdorin këtë sjellje si justifikim për terrorizëm.
Në 11 Shtator, uahabistë sauditë që kishin themeluar Al-Kaidën sulmuan Amerikën, vendin që kishtë bërë më së shumti për të mbrojtur monarkinë saudite dhe që kishte armatosur rezistencën afgane kundër imperializmit rus. Vëllezërit çeçenë kaukazianë Tsarnaev autorë të shpërthimit në Maratonën e Bostonit ishin viktima të shtypjes ruse dhe jo asaj amerikane. Vërtet që Elton Simpson ishte hetuar, nga FBI, për nxitje të ekstremizmit në 2010, mirëpo, asnjëri prej dy sulmuesve të Dallasit nuk kishte vuajtur shtypje gjatë jetës në Amerikë. Sa për akuzat kundër Amerikës për shkak të ndërhyrjes në Irak, regjimi sirian i etur për gjak po masakron në masë në mënyrë të qëllimshme myslimanët sunitë, me ndihmën e Rusisë dhe Iranit, ndërsa Bashar me sjelljen e tij barbare përdoret për të justifikuar zgjatimin e poshtër të metastazës uahabiste, i ashtuquajtur “Shteti Islamik”.
Dashakeqësia për hir të dashakeqësisë nuk mund të shtiret si drejtësi. Por fjalët mbeten fjalë dhe veprat vepra. Ata që qëllojnë për të vrarë pjesëmarrës në takime publike nëpër botë, dëmtojnë Islamin dhe Profetin tonë më shumë se sa mund të bëjnë dot ndonjëherë një mijë klone të Wilders dhe Geller. Radikalët islamistë duhen mposhtur për hir të vetë Islamit dhe për hir të mbarë botës.

Comment

*