Dashamir Shehi: “Ne s’jemi shtet për Europën. Jemi me lugë bosh”

Tiranë, 28 qershor 2018 – “Ne s’jemi shtet për Europën. Jemi me lugë bosh” tha deputeti Dashamir Shehi, në foltoren e Kuvendit, duke komentuar vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Por as vitin tjetër nuk kemi garanci… Përpara janë zgjedhjet e Europës. Ato institucione që janë sot mund të mos jenë nesër. Europa, falë situatave të vështira që na i shpjegoi pak ministri (ministri i Jashtëm, Dirmir Bushati), mundet të mos ketë të njëjtën përcjellje të vendeve të Ballkanit, sepse me populizmin e sotëm në Europë, me forcat politike që po ngrënë krye në Europë, sigurisht që çështja e integrimit do të quhet çështje e dorës së dytë, nuk do të kenë të njëjtën dashamirësi si përpara, edhe ne mund të ndodhemi në shumë vështirësi. Prandaj, kjo është ditë e keqe, e zezë, për Shqipërinë, dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë punë. Kjo është teza, për këtë jemi mbledhur të diskutojmë dhe jo të na tregojnë kalendarin ‘retro’ se ç’na paska pasë ndodhur gjatë këtyre viteve, të cilin na e shpjegoi ministri i Jashtëm, falë këtij katekizmi politik që e dëgjuam këto, që unë nuk kuptova gjë, vetëm kuptova vështirësinë që ka për djalosh”, tha Shehi, citon OraNeës.

“kjo është fare e thjeshtë. Na kanë lënë përjashta sepse nuk e meritojmë. Sepse letrat që ka bërë kjo qeveri janë bosh, janë gënjeshtra, kurse ata atje (në Buksel), siç tha vetë ministri, nuk mund t’i gënjesh. Nuk mund t’i gënjejnë, absolutisht, sepse ata i kanë të gjiths përpapa. I kanë drogën, korrupsionin, të gjitha këto probleme që ka sot Shqipëria dhe e gjykuan më të arsyeshme: ‘juve, shqiptarë të nderuar, që i kishit 4-5 kushte, t’jua bëjmë 13, të shikojmë a i plotësoni apo jo këto kushte dhe hajdeni edhe një herë në provim”, u shpreh deputeti Shehi. (r.m.)

Comment

*