David Cameron pritet të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Londër, 29 dhjetor 2016 – Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka dalë favorit për t’u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas përfundimit të mandatit të sekretarit aktual, Jens Stoltenberg.

Raportohet se Cameron është rreshtuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Stoltenbergun, i cili do të tërhiqet në vitin 2018 apo 2019.

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, pat thënë se Britania e Madhe do të luajë një rol më të madh në NATO, për të kompensuar largimin e saj nga Bashkimi Evropian.

Burimet e kabinetit britanik kanë thënë se duan t’ia gjejnë një rol të rëndësishëm David Cameronit, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas humbjes në referendum në qershor të këtij viti.

“Duhet t’ia gjejnë një rol. Ai ka shumë për të ofruar,” ka thënë një burim për DailyMail, transmeton Gazeta Express. (r.m.)

Comment

*