David Phillips dorëhiqet nga detyra e këshilltarit të Hashim Thaçit

“Korrigjimi i kufijve përfaqëson një tradhti historike të popullit kosovar. Ajo minon parimet demokratike të multikulturalizmit dhe pluralizmit politik për të cilin shumë prej tyre kanë vdekur në Ballkanin Perëndimor”, thekson David Philips në deklaratën e dorëheqjes nga pozita e këshilltarit për Marrëdhënie me Jashtë të angazhuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Prishtinë, 11 tetor 2018 – Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, ka dhënë dorëheqje nga detyra e këshilltarit për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, raporton Koha.net.

Philips ka dhënë sot dorëheqje nga kjo detyrë, për shkak të mospajtimit me idenë për “korrigjimin” e kufgijve mes Kosovës e Serbisë, të lansuar nga Presidenti Thaçi.

Në deklaratën e dorëheqjes, ai thotë ka bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë pjesë në planin për ndarje të Kosovës, i cili në thelb i kundërshton vlerat e tij.

“Korrigjimi i kufijve përfaqëson një tradhti historike të popullit kosovar. Ajo minon parimet demokratike të multikulturalizmit dhe pluralizmit politik për të cilin shumë prej tyre kanë vdekur në Ballkanin Perëndimor”, thotë Philips në deklaratën e dorëheqjes.

“Është potencialisht e rrezikshme, destabilizuese dhe mund të çojë në dhunë dhe fragmentim të përtërirë”, shton ai.

“Unë nuk mund të marrë pjesë në planin e propozuar të ndarjes që ka të meta strategjike dhe në thelb kundërshton vlerat e mia”, thekson Philips.

David Phillips është drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia të New Yorkut. Ai shërbeu si Këshilltar i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, nën presidencën e Clintonit, Bushit dhe Obamës. Autori i “Liberating Kosovo: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së”, Phillips punoi edhe me Ambasadorin Richard C. Holbrooke në Bosnje dhe në Kosovë.

Deklaratën e plotë e dorëheqjes së Davit Phillipsit:

Unë kam punuar për pavarësinë e Kosovës mbi tridhjetë vjet, si zyrtar amerikan në Capitol Hill, në ‘think-tanks’ si Këshilltar për Marrëdhëniet me Jashtë, si dhe studiues në Universitetin Columbia. Qeveria e Kosovës së fundmi më ka kërkuar të shërbeja si këshilltar në dialogun Kosovë-Serbi. U pajtova sepse besoja se mund të arrihej një marrëveshje duke e fuqizuar pushtetin, duke rritur sundimin e ligjit dhe duke rritur presionin nga bashkësia ndërkombëtare në Serbi për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj aktual.

Disa në institucionet e Kosovës po ndjekin një rrugë tjetër. Ata pranojnë korrigjimin e kufijve, duke i dhënë territor Serbisë. Unë besoj se ndarja apo korrigjimi i kufijve është marrëveshje e keqe, e cila nuk do të normalizonte marrëdhëniet me Serbinë dhe nuk do ta vendoste Kosovën në një pozicion për të fituar njohje më të madhe globale. Ithtarët e korrigjimit të kufijve besojnë se mos-njohësit e BE-së do të pranonin një Kosovë të rikonfiguruar dhe se SHBA-ja mund ta bindë Rusinë dhe Kinën që të heqin kundërshtimin e tyre ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB. Nuk ka bazë të njohur për këtë përfundim.

Për më tepër, korrigjimi i kufijve përfaqëson një tradhti historike të popullit kosovar. Ajo minon parimet demokratike të multikulturalizmit dhe pluralizmit politik për të cilin shumë prej tyre kanë vdekur në Ballkanin Perëndimor.

Është potencialisht e rrezikshme, destabilizuese dhe mund të çojë në dhunë dhe fragmentim të përtërirë.

Unë nuk mund të marrë pjesë në planin e propozuar të ndarjes që ka të meta strategjike dhe në thelb kundërshton vlerat e mia. Si parim i kam informuar edhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës për synimin tim për të dhënë këtë dorëheqje, që të mos marrë pjesë në ndarje.

David L. Phillips

Prishtinë, Kosovë

11 Tetor 2018

(r.m.)

One Response to “David Phillips dorëhiqet nga detyra e këshilltarit të Hashim Thaçit”

Read below or add a comment...

  1. favenid says:

    Po Ku merre vesh shqipoja????
    Po kujtna I humbi medja qe ta marre vest Thai e rama
    HARAM JU QOFTE BUJAB DONE ME NDEZ BARUTINN NE BALLKANE E ME GJERE.

    Ata TH +R e poqen kete leqenik te pa meStitur,qe nuke e hane as
    dreqi qeni awe mica,.
    Thone 80% shqiptarve nuk Jane dakord per ndarje???
    Sa cud po Kush Jane kata 20 % qe Jane dakord???????
    Po me thote ky shoku
    Ka shqiptar me fanatic se Serbia
    Bile ka shume Serb qe Jane kunder ndarjes.
    Edhe ne e mbeshtetim Mr David Phillips,
    Eshte ”TRADHTIA ME E MADHE” komberare.
    Edhe shqiperia than duhet leshime.
    po Kish je ti????
    po se shqiperia te leshojn toke te lare me gjak????
    Kunder perandorise
    Remake

    P.bizantine
    Fiseve ostrogote,,,,,,,
    Kundre p.turke
    Kunder bullgsrise
    Serbice
    Italis
    Austro hugsrise
    Itallise
    Gjermanise
    E se fundi luftrat tragjike te serbies.Shqiperia sipas disa shkenctare,,vilajeve ka pature
    120.000 km katrore siperfaqe enciklopedia ruse(119000 km katrore)
    Shkenctare e tjer thone 140000km katrore
    Te pes i
    vilajetet .
    kosova e shqiperia nuke Kane
    40000 km se bashku
    Kusurin I Kane Mali zi,serbia,maqedonia,greqia,’pra supozojm (28.%)
    30% i ka shqiperia e Kosovar ndersa 70% fqinjet,nga parafusha,,
    pazari RI , nishi rreth e qarkdmetvegja,bujanoci,preshva,Dibara,manastiri,
    selaniku e ne preves,
    Ulqin,tivare,hote e grude,malsie made,Podgorice,plav gusi.
    parafushs transversalisht e ne niche plus koloshin etj ndofta
    bejen 140000km katrore.
    Thesalian eshte asimiluare,
    Ne po kerkojm vilajete nene turqi pies
    Por nuke dihet puna e Bashkimit European por
    shqiptaret duhet ti dine Trojetve vet.
    Favenid

Comment

*