De Biasi: Izraeli rivali ynë për vendin e tretë

Trajneri Gianni De Biasi është krejtësisht i fokusuar për ndeshjen me Izraelin që kombëtarja shqiptare do të luajë në 12 nëntor. Tekniku italian që mori pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Trajnerëve në një intervistë për median italiane deklaroi se kjo sfidë është më e rëndësishmja për ne.

“Jemi të fokusuar te objektivi i i ardhshëm. Për ne ndeshja me Izraelin është më e rëndësishmja për ne. Duhet të fokusohemi te kjo përballje pasi luajmë me rivalin tonë direkt për vendin e tretë në grup që është objektivi madhor për ne, por pa lënë pas dorë dëshirën për të provuar dicka më shumë”, thotë ai.

Disa lojtarë të kombëtares shqiptare aktivizohen në Serinë A, madje duke u bërë edhe protagonistë të skuadrave të tyre,. gjë që e ka kënaqur teknikun 60-vjeçar.

“Është një periudhë shumë e mirë dhe ndjej kënaqësi që shoh se lojtarët e mi po luajnë sepse duke u aktivizar fitojnë eksperiencë e në të njëtjën kohë arrinjë gjendjen optimale fizike Po pres Manaj, ka nevojë që të luajë në vazhdimisht. Po riaftësohet nga një dëmtim është një futbollist tek i cili kemi shumë besim”, shton ai.

Në fund, De Biasi foli për mundësitë që ka kombëtarja shqiptare të renditet e dyta në grupin e saj eliminator.

“Është e vështire të arrijmë në vendin e dytë sepse Spanja dhe Italia kanë eksperiencë më të madhe dhe futbollistë më cilësore. Ne nuk duhet të harrojmë atë që na lejoi të shkojmë në evropian, që ishte fakti që i dinim mundësitë tona dhe dëshira për të hyrë në fushën e lojës pa egoizëm dhe me dëshirën për të ndihmuar njëri-tjetrin”, thotë trajneri i kuqezinjëve.

/ Top Channel

Kombëtarja

 

One Response to “De Biasi: Izraeli rivali ynë për vendin e tretë”

Read below or add a comment...

  1. Jakov from Israel says:

    Frika nga nje akt terrorist vuri ne alarm policite e dy shteteve ,por harruat se terroristet i kishit ne ekipin tuaj ,duke filluarnga nje porttier i paedukate i cili e pa kundershtarin sportiv me urrejtje armiqesore .Marrja e dy kartonave te kuq dhe kater te verdhe ,flet qarte se me cmendje futbollistet shqiptare u futen ne fushe .keni mbetur akoma me mendjen e mentalitetin enverist i cili si ithtar i arabeve (sic jini edhe sot )u armiqesua me Israelin .Gjesti jo thjesht antisportiv e nxorri ate jasht loje (Berishen)me rekomandimin per tek mjeku psikiater .Aq me teper ai eshte nxitur nga bashkqytetaret e tij kosovare qe shkruajne mijra palavira kunder nesh dhe dhe eshte fakt se mbi 50 kosovare jane rrjeshtuar “me dashuri te madhe ne rradhet e nje organizate terroriste ekstremistesh pa tru ne koke .Ate koke ka edhe portieri tuaj budalla .Shikojani fytyren e tij ne momentin e xhindosjes .Ene mendoje se edhe FSHF duhet te mbaj qendrim per kete sjellje brutale e .Jepuni me pak sport sportisteve tuaj e me shume edukate .Nxirrnimesim nga kjo ndeshje pas nje analize qe eshte me se e domosdoshme ,sepse nje veprim i tille ka ndodhur vetem nje here ne fushen e futbollit dhe mori ndeshkimin e merituar nga gjithe bota .Nuk e prinim kete ne Shqiperi .

Comment

*