De Biazi shpall listën për ndeshjen kundër Izraelit

Xhani De Biazi thekson se Izraeli nuk duhet anashkaluar dhe të shprehemi se kemi të bëjmë me një ndeshje të lehtë për botërorin Rusi 2018

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Giani De Biazi në një konferencë për shtyp u shpreh se Shqipërinë nuk e pret aspak një ndeshje e lehtë ditën e shtunë ku pritet të ndeshet me Izraelin, për eliminatoret e Botërorit, ‘Rusi 2018’.

De Biazi thekson se Izraeli nuk duhet anashkaluar dhe të shprehemi se kemi të bëjmë me një ndeshje të lehtë.

“Është skuadër shumë e mirë dhe vetëm ata që janë joprofesionistë mendojnë se kjo do të ishte ndeshje e lehtë, ju them që nuk është aspak e lehtë. Është ekip shumë i mirë dhe duhet të kemi shumë kujdes”.

I pyetur nëse Kaçe, Gashi e Cikalleshi do të luajnë në këtë ndeshje, De Biazi theksoi se ata do të mungojnë për arsye teknike apo fizike, trajneri theksoi arsyen e parë.

“Për arsye teknike dhe shoh lojtarë të tjerë që mund të jenë në vend të tij për këtë ndeshje. Është një pyetje që ka përgjigjen brenda se shoh lojtarët e grumbulluar në gjendje më të mirë se Kaçe e Gashi”.

Sa i përket Lenjanit, de Biazi shtoi se, ai beson tek ky lojtar, më shumë se beson ai tek vetja e tij.

“Por zgjedhja e Lenjanit në këtë aspekt kemi shumë më pak zgjedhje në sulm. Lenjani gjithë këto vite ka bërë shumë mirë, tani kemi mungesë me Çikalleshin, por besoj se do të gjejë një ekip tjetër ai dhe Kaçe. Sepse tek Lenjani, unë besoj tek ai, më shumë se ai beson në veten e tij”.

Trajneri vuri në dukje se me ekipin e kombëtares shqiptare ushtrohet një trysni e madhe nga tifozëria, kjo dhe në sajë të pjesmarrjes në Europian.
“Lojtarët vetë janë mësuar me fitore apo humbje por ajo që më shqetëson është ambienti rreth e rrotull që thonë jemi më të fortët në botë. Por duhet të mësohemi dhe me situata delikate, mjafton të jemi në vendin e tretë jo me patjetër në vendin e parë”.

I pyetur nëse i mbylli derën përfundimisht Gashit, De Biazi tha: Jo, jo, mos e merrni në këtë mënyrë…

shqiptarja.com

###

Të dielën e 12 nëntorit, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit sa i përket kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa trajneri Gianni De Biasi ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar me këtë rast. Një listë që ka disa lëvizje, por disi të pritshme duke parë argumentet e dhëna nga tekniku italian në konferencën për shtyp.

Bien në sy mungesat e Ergys Kaçes dhe sulmuesve Shkëlzen Gashi e Sokol Çikalleshi, mbi të gjithë, ndërkohë që në listën e të grumbulluarve është Armando Sadiku, i cili po riaftësohet pas një dëmtimi disi të rëndë të pësuar në fillim të Europa League për këtë sezon me ekipin e Zurich.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.
Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.
Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.
Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.

Sa i përket ndeshjes së të shtunës në mbrëmje, sipas De Biasit do të jetë një sfidë jo edhe aq e lehtë sa ç’mund ta mendojnë shumë vetë nga jashtë. Izraeli, sipas tij “është një skuadër e fortë, me cilësi të mira dhe me lojtarë që aktivizohen në kampionatet më të rëndësishme europiane. Kësisoj, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.

Megjithatë, De Biasi shprehet se kemi vetëm një ndeshje gjatë këtij muaji dhe do të bëhet gjithçka për ta fituar atë.

“Mungesa e Kaçes dhe Gashit janë zgjedhje teknike të miat. Zgjedhje që janë bërë në bazë të përshtatshmërisë së lojtarëve me grupin. Mungon edhe Lenjani, në rolin e të cilit kemi pak zgjedhje. Ai është një lojtar i besueshëm dhe gjithmonë i gatshëm. Ai është një lojtar shumë i mirë, që më ka dhënë shumë gjatë viteve të fundit, sa herë që është thirrur të luajë. Ka probleme te Rennes, por shpresoj që në janar të gjejë një ekip të ri. Për Çikalleshin gjithashtu kam të njëjtin mendim, duhet të gjejë ekip tjetër në janar, pasi te Basaksehir nuk po gjen hapësirat e nevojshme për t’u aktivizuar”, shprehet De Biasi.

“Sa i përket Sadikut, ai po përpiqet të riaftësohet pas dëmtimit dhe ne shpresojmë ta kemi gati, sepse është i rëndësishëm për ne”, thotë tekniku italian për sulmuesin e golit të vetëm në Europian.

Por a mund të ëndërrojmë mrekullinë edhe në Botëror?

“Ëndrrat janë të bukura për të gjithë, por dëshirat duhen të jetë realiste dhe të përmbajtura, pasi të shkojmë në Rusi 2018 duhet shumë punë dhe fat. Megjithatë besoj se do të arrijmë diçka pozitive edhe në këto kualifikuese. Do të bëjmë maksimumin, siç bëmë në Europian, përndryshe nuk do të isha ende në stolin drejtues të kombëtares së Shqipërisë”, ka thënë në konferencë Gianni De Biasi.

/ Top Channel

###

Izraeli nxjerr listën, Levy do tre pikët ndaj Shqipërisë
06/11/2016
Izraeli nxjerr listën, Levy do tre pikët ndaj Shqipërisë

Trajneri i kombëtares izraelite të futbollit Elisha Levi zyrtarizoi listën e lojtarëve të cilëve do ti besojë për një sfidë delikate në eliminatoret e botërorit 2018 si përballja e së shtunës kundër Shqipërisë.

Kuqezinjtë dhe izraelitët kanë nga 6 pikë secili pas 3 ndeshjesh dhe me dy gjigantë në grupin G si Spanja dhe Italia, i mbetet të diskutojnë mes tyre vendin e tretë, duke përjashtuar surprizat e mëdha.

Mes emrave në listën e Kombëtares së Izraelit që do të luajë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, mbizotërojnë protagonistët nga liga vendasve, por gjithashtu emra me eksperiencë nga futbolli britanik. Janë përfshirë në grumbullim dy surpriza si oportieri i Makabi Haifas, Omari Glase, si dhe talenti tjetër Majkëll Ohana që militon me Hapoel Beer Shevën.

Trajneri Elisha Levi ka vendosur të lërë jashtë kombëtares përkohësisht Mons Davor, Kohath dhe Omer Roy Noble, ndërsa janë përfshirë mesfushori i Sëlltik, Nir Biton, Bibras Naco që militon me CSKA e Moskës dhe Kohen i Ingolshtadit në Bundesligën gjermane.

Kërcënimi kryesor i prapavijës së Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit në fundjavë, do të jetë sulmuesi Eran Zahavi, kapiten i Izraelit dhe një lojtar profilik në repartin ofensiv. Pranë tij nga minuta e parë po përgatiten gjithashtu Tomer Hemed i Brajtonit, dhe Eliran Atar i Makabi Haifas.

/ Top Channel

Comment

*