Dëbohet nga Italia çifti shqiptar i dyshuar për propagandë xhihadiste

Bashkëshortët nga Shqipëria u dëbuan në zbatim të vendimit për parandalimin e terrorizmit të ministrisë së Brendshme italiane

Denion Ndrenika

Dy shqiptarë, burrë dhe grua u dëbuan nga Italia me dyshimin se ishin përfshirë në veprimtari propagandistike xhihadiste.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Itali, “ANSA”, raportoi se bashkëshortët ishin dëbuar nga rajoni i Peruxhas (Perugia).

Sipas “ANSA”-s, bashkëshortët u dëbuan në zbatim të një vendimi për parandalimin e terrorizmit të përgatitur nga ministria e Brendshme.

Nga hetimet e autoriteteve, sikurse vijon agjencia, kanë dalë fakte se ata kanë qenë pranë në pozita xhihadiste.

“Të dy ata, bashkëshortët, u gjurmuan dhe ndaluan në shtëpinë e tyre dhe pastaj u dërguan në kufi, pas miratimit të autoriteve të rendit”-raportoi “ANSA”.

Autoritetet thanë se më shumë detaje mund të paraqiten pasdreke për rastin si dhe emrat e bashkëshortëve nga Shqipëria.

Comment

*