Deda: Demarkacioni Kosovë – Serbi duhet të përfundojë deri më 2021

Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se Kosova duhet të merret së shpejti edhe me demarkacionin me Serbinë.

Deda ka thënë se Bashkimi Evropian u ka dhënë ultimatum Kosovës dhe Serbisë që shënjimin e vijës kufitare midis tyre ta përfundojnë brenda katër vjetësh.

“Fjala demarkacion është një çështje e cila nuk ka me na u larguar edhe aq lehtë. Brenda katër viteve duhet të kryhet demarkacioni me Serbinë. S’kemi qare, është një kusht i dhënë nga Bashkimi Evropian. Atë presin që edhe me Serbinë kjo të kryhet deri në vitin 2021”, ka thënë Deda në emisionin “Rubikon” të KTV-së. (r.m.)

Comment

*