Deda: Jemi para një situate kritike – ta përkrahim ose jo demarkacionin e keq

Prishtinë, 4 mars 2017 – Deputeti Ilir Deda ka thënë se mesazhi i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, i  vë në pozitë të vështirë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Mesazhi i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ishte i qartë – ratifikimi i demarkacionit rezulton me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deda.

“Tani, ne, të zgjedhurit në Kuvend, jemi para një situate kritike – ta përkrahim joprofesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq apo mos ta përkrahim këtë demarkacion dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë. Nëse këto parti – në Qeveri e opozitë – nuk merren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, atëherë nuk e meritojmë më votën e qytetarëve”, ka theksuar ai. (r.m.)

Comment

*