Deda: Ky do të jetë viti më i rëndë për Kosovën

Prishtinë, 10 shkurt 2018 – Ashtu sikurse LDK-ja, edhe Alternativa beson se Qeveria aktuale e Kosovës do të bie dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, gjatë këtij viti.

Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se viti 2018 do të jetë viti më i rëndë për Kosovën.

“Ky vit do të jetë viti më i rëndë për shkak të Gjykatës Speciale, rifillimit të dialogut me Serbinë dhe pasi do të kalojmë edhe në një pal zgjedhje të reja”, ka thënë Deda, në konferencën për gazetarë, në prag të kuvendit të parë zgjedhor të Alternativës.

Sipas tij, koalicioni aktual qeverisës nuk mund ta shtyjë përpara procesin e integrimit të Kosovës në strukturat europiane, por këtë mund ta bëjë vetëm opozita aktuale, e cila, sipas tij, do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që do ta pergatisë vendin për anëtarësim në BE. Këto parti nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ne që jemi në opozitë mund ta bëjmë”, ka shtuar Deda, transmeton Aktivpress. (r.m.)

Comment

*