Deda: Liderët e koalicionit kanë vendosur ta izolojnë Kosovën

Prishtinë, 22 dhjetor 2017 – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Alternativa, Ilir Deda, ka shprehur qëndrim shumë kritik ndaj përpjekjes për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Deda ka thënë se liderët e koalicionit qeverisës kanë vendosur ta izolojnë dhe ta defunksionalizojnë shtetin e Kosovës.

Deda, në një postim në Facebook, tërheq vërejtjen se tërheqja prej obligimeve ndërkombëtare ia heq Kosovës subjektivitetin të drejtës ndërkombëtare.

Ky është postimi i plotë i Dedës në Facebook:

Liderët e koalicionit qeverisës kanë vendosë me e izolu dhe e defunksionalizu shtetin e Kosovës. Tërheqja prej obligimeve ndërkombëtare e hekë Kosovën prej subjektivitetit të së drejtës ndërkombëtare në marrëdhënie ndërkombëtare, e izolon Kosovën dhe e kthen Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Interesat e një grupi shumë të vogël të politikanëve të Kosovës nuk mund të vihen para interesave të të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë’, ka shktuar Deda.

Deputeti i Alternativës e ka shprehur këtë pikëpamje edhe në një deklaratë për gazetarë, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. (r.m.)

Comment

*