Deda: PAN-it i interesojnë vetëm “numrat”

Prishtinë, 9 gusht 2017 – Deputeti i koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa), Ilir Deda, ka thënë se për Koalicionin PAN nuk është e rëndësishme seancës, por sigurimini i “numrave” për formimin e institucioneve.

“Nëse po kërkoni takim për caktim të seancës, ja ku jemi. E caktojeni ditën orën. Jemi të gatshëm kurdo, të shtunën, të dielën”, është shprehur Deda, në takim konsultativ të përfaqësuesve të partive parlamentare.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të PAN-it, Deda ka thënë se LAA dhe Vetëvendosje nuk e kontestojnë të drejtën e PAN-it që ta propozojë mandatarin për kryeministër të vendit.

“Askush s’po e konteston të drejtën e juaj kushtetuese që të propozoni mandatarin”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*