Deda: Tetë deputetë i kanë tërhequr nënshkrimet për shfuqizimin e Speciales

Prishtinë, 26 dhjetor 2017 – Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Dedaj, ka thënë se 8 deputetë i kanë hequr nënshkrimet nga kërkesa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Tetë deputetë i kanë tërhequr nënshkrimet. Dy nga AKR-ja dhe gjashtë nga Nisma. Kjo tregon se janë 35 deputetë dhe me këta nuk mund të thirret as seancë, as asgjë. Kjo ka përfunduar me një humbje të kredibilitetit të udhëheqësve të Kosovës. Kosova nuk do të përfitojë asgjë me këtë, sepse tentimi për të interferuar në drejtësi është vepër penale”, ka thënë Dedaj në TV Dukagjini.

Dedaj ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje, sepse e ka rrezikuar Kosovën.

“Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje sepse me inicativën e tij e ka rrezikuar egzistencën e Republiëks së Kosovës. Me veprime të tilla e rrezikon Kosovën, i suspendon të arriturat që janë bërë  dhe i humb miqtë e Kosovës. Ai duhet të dalë e të flasë për këto, para dorëheqjes”, ka shtuar Dedaj. (r.m.)

Comment

*