Deficiti tregtar i Kosovës rritet për 23.5 për qind

Prishtinë, 25 korrik 2018 – Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje. Në muajin qershor të vitit 2018 deficiti ishte mbi 23.5 për qind më i lartë se në qershor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikës së Kosovës, vera e deficitit është rritur nga 217.4 milionë euro në 268.5 milionë euro.

Në raportin e Agjenncisë së Statistikave të Kosovës thuhet se eksporti i mallrave në muajin qershor 2018 kishte vlerën 37.1 milionë euro apo një rënie prej 2.8 për qind, ndërsa importi ka pasur rritje prej 19.6 për qind apo 305.7 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave, eksporti i Kosovës e mbulon importin në Kosovë me vetëm 12.1 për qind. (r.m.)

Comment

*