Dega e Vatrës në Washington, në ceremoninë e përkujtimit të disidentit kinez Liu Xiabo

Dega e Uashingtonit e Organizatës Pashqiptare Vatra tha se mori pjesë në një ceremoni në përkujtim të disidentit kinez Liu Xiabo, fitues i Çmimit Nobel të Paqes, i cili vdiq para disa ditësh në një spital të Kinës. Ceremonia në Uashington organizohej nga Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Vatra thuhet: “’Ne kujtojmë themeluesit e hershëm të Vatrës, të cilët lanë jetën komode të Amerikës dhe u kthyen për rindërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta, por u ekzekutuan, u burgosën dhe u torturuan. Edhe sot Vatra vazhdon t’u bëjë trysni qeverive ‘demokratike’ të Shqipërisë për të dënuar zyrtarisht regjimin komunist që e sundoi vendin për afro gjysmë shekulli.” (VOA)

Comment

*