Delawie ka një mesazh për partitë para se t’i mbyllin listat e kandidatëve

Prishtinë, 19 maj 2017 – Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga subjektet politike që në listat e kandidatëve të tyre për deputetë të mos lejojnë të përfshihen njerëzit me aktakuza për korrupsion

Delawie, gjatë një vizite në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka thënë se në lista nuk dëshiron të shohë njerëz ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për korrupsion.

Delawie, në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo e drejton është i përkushtuar të organizojë një proces të rregullt.

Ajo e ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështejen dhe bashkëpunimin. (r.m.)

Kush duhet te fitoje zgjedhjet ne Kosove?

  • Vetëvendosje (43%)
  • LDK-AKR-Alternativa (39%)
  • PDK-AAK-Nisma (13%)
  • Dikush tjetër (5%)

Loading ... Loading ...

Comment

*