Delawie: Luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve

Prishtinë, 7 dhjetor 2017 – Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka qëndruar sot në Malishevë, në kuadër të një programi të organizuar në Qendrën e Kompetencës në këtë qytezë.

Ambasadori Delawie ka dërguar edhe nga Malisheva një mesazh të qartë lidhur me luftimin e dukurive negative në shoqërinë e Kosovës, në veçanti për luftimin e korrupsionit.

Ai ka theksuar se luftimi i korrupsionit është obligim i të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm i institucioneve të rendit e ligjit.

“Ambasada e SHBA-së dhe Qeveria e Kosovës janë shumë të përkushtuara për luftimin e kësaj dukurie dhe dukurive tjera që e pengojnë zhvillimin e vendit. Kjo është lufta juaj sot, pasi ju dhe familjet tuaja keni sakrifikuar aq shumë për të arrritur këtu ku jeni sot. Prandaj, luftojeni korrupsionin në çdo vend, në çdo formë, në çdo nivel. Kjo është edhe përgjegjësi qytetare”, ka theksuar ambasadori Delawie.

Gjatë qëndrimit në Malishevë, ambasadori amerikan është takuar me kryetarin e komunës, Ragip Begajn, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe të shërbimeve publike në këtë komunë. Ai është takuar edhe me nxënës të Qendrës së Kompetencës, ku përgatiten kuadër profesional i profileve të ndryshme. (r.m.)

Comment

*