Delawie premton vazhdimin e mbështetjes amerikane për sektorin e shëndetësisë

Prishtinë, 13 tetor 2017 – Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili shoqërohej nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se Ismaili i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësisë, përmes përkrahjes së projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ndërsa Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-ve për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë për arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi shëndetësor cilësor për qytetarët e Kosovës. (r.m.)

Comment

*