Delegacioni ekonomik kinez fillon vizitën më të rëndësishme prej 1966 në Tiranë

Një delegacion kinez i kryesuar nga zv/kryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës po zhvillon një vizitë dyditore në Tiranë

Vizita e Zhang Gaoli ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të nismës “Një rrip, një rrugë”, një nga nismat e Pekinit për zhvillimin e ekonomisë së jashtme.

Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në intervistën e mbrëmjes në Ora News se kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966.

Delegacioni kinez pritet të takohet me krerë të lartë të shtetit, Presidentin Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.

/Oranews.tv/

Comment

*