Demarkacioni

Shkëlzen Gashi

Në vitin 1878, Mali i Zi, me mbështetjen e Rusisë, i futi nën kontroll disa territore të banuara me shqiptarë. Perandoria Osmane, që atëherë për shqiptarët ishte si sot Shtetet e Bashkuara e Amerikës, kërkoi nga shqiptarët të mos e kundërshtojnë këtë, sepse ekziston rreziku që Rusia me aleatët e saj në Ballkan, të futet edhe më në brendi të territoreve të Perandorisë Osmane, që do të thotë më në brendi të territoreve të banuara me shqiptarë.

Për t’i bindë shqiptarët, Perandoria Osmane e dërgoi nga Stambolli gjeneralin Mehmet Ali Pasha, mik i shqiptarëve, si sot Greg Delawie. Shqiptarët e pritën gjeneralin me protesta masive në Prizren, ku ia vranë telegrafistin, kurse kur mbërriti në Gjakovë, e vranë edhe gjeneralin, bashkë me mikpritësin e tij, Abdullah Pashë Drenin, kryetar i Lidhjes së Prizrenit për Gjakovë.

Kjo vrasje, e kryer nga shqiptarët e fiseve Gashi e Krasniqi, e që dyshohet se ishte e nxitur nga rusët-serbët-malazezët, shënoi prishjen e raporteve mes Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve.

Shqiptarët që deri atëherë ishin në konflikt me rusët-serbët-malazezët, pas kësaj vrasje u futën në konflikt edhe me fuqinë tjetër kryesore të asaj kohe – Perandorinë Osmane.

Kështu, dalëngadalë, deri në vitin 1912, territoret e banuara me shqiptarë në Ballkan, u përgjysmuan, se në konflikt me krejt fuqitë e asaj kohe.

Tash: Me Rusinë dhe aleaten e saj në Ballkan, Sërbinë, jemi në konflikt. A jemi të gatshëm të hyjmë në konflikt edhe me aleatët e vetëm që kemi – ShBA-të dhe BE-në?

 

(Ky shkrim është publikuar në rrjetin social Facebook)

Comment

*