Dënohet me 20 muaj burgim personi që e kërcënoi Haradinajn

Prishtinë, 13 shtator 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Bedri Elshanin, me akuzën se në vitin 2018 kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të grupit militant, Shteti Islamik.

Ai është dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën tjetër “armëmbajtje pa leje”,.

Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë Haradinaj dhe ka bërë propagandë për grupin militant Shteti Islamik.

Në seancën e zhvilluar të enjten, Elshani e ka pranuar fajësinë. (r.m.)

Comment

*