Departamenti i Shtetit dënon lirimin me leje nga burgu të terroristit grek

Departamentii Shtetit iu bashkua sot reagimeve të ashpra për lirimin nga qeveria greke me leje dyditore të atentatorit famëkeq të grupit “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas.
“Na duhet të dënojmë edhe një herëlirimin e një terroristi të dënuar”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert gjatë konferencës së zakonshme për shtyp me gazetarë. “Terroristët e kanë vendin në burg dhe jo në pushime”.
Atentatet e Grupit “17 Nëntori” kanë shkaktuar në vite vdekjen e të paktën 23 njerëzve shumica perëndimorë, përfshi edhe pesë amerikanë.
Lirimi dyditor i Koufodinasit është i treti në kohët e fundit dhe ka ardhur pas futjes në grevë urie dhe mbvështetjes nga anarkistët që kryen një seri sulmesh të dhunshme nëpër Athinë.
Ai është dënuar për vrasjet e Atasheut Ushtarak në Ambasadën Amerikane të Athinës, William Nordeen në 1988 dhe të togerit të Forcave Ajrore Amerikane, Ronald Stewart në 1991.
Opozita greke thotë se Koufodinas, i cili është dënuar me 11 burime të përjetshme, gëzon simpatinë e disa elementëve të lëvizjes Syriza të kryeministrit Alexis Tsipras.
Mes turmës që ishte mbledhur për ta pritur jashtë burgut, përveç familjarëve, miqve dhe simpatizantëve ishte edhe djali i kryetarit të Parlamentit, Nikos Voutsis, një nga udhëheqësit e Syriza-s.
“Këto lirime me leje shërbejnë si frymëzim për adhuruesit e tij që të kryejnë akte të tjera të dhunshme dhe shkatërrimtare në emër të tij”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit. (ruben.avxhiu/Illyria)

Comment

*