Deputetët e dorëhequr nga Vetëvendosje formojnë grup parlamentar

Prishtinë, 1 shkurt 2018 – Grupi i deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje do të formojë grup të veçantë parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Dhjetë deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Ata nuk e kanë emëruar ende grupin e tyre, por duan të ndahen nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ku ndodhen aktualisht, ka mësuar KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.

Nëse lista përfundimtare e deputetëve që shkëputen nga grupi i deritashëm parlamentar, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar.

Administrata e Kuvendit pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt krijimin e grupit të ri parlamentar.

Lista e deputetëve që kanë bërë kërkesën të ndahen nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes:

  1. Visar Ymeri
  2. Dardan Molliqaj
  3. Dardan Sejdiu
  4. Dukagjin Gorani
  5. Aida Dërguti
  6. Shqipe Pantina
  7. Faton Topalli
  8. Fisnik Ismaili
  9. Driton Caushi
  10. Donika Kadaj

(r.m.)

Comment

*