Deputetët e LDK-së bisedojnë me Apostolovën për çështjen e Demarkacionit

Prishtinë, 5 shkurt 2018 – Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK- së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu, pritën në takim Shefen e Zyrës së BE – së në Kosovë, Nataliya Postolova.

Në një komunikatë për medie thuhet se në takim është diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Aty thuhet se Hoti e ka shprehur kundërshtimin e Grupit Parlamentar të LDK-së lidhur me heqjen e kësaj marrëveshjeje nga rendi i ditës të seancës së radhës.

Ndërkaq, Apostolova i ka njoftuar deputetët e LDK-së se zyra e BE–së për Kosovën do ta publikojë të martën Strategjinë e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka premtuar për zbatimin në Kosovë të reformave që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe mekanizmat e saj. (r.m.)

Comment

*