Deputeti Aqif Rakipi u dorëzua në polici pasi aksidentoi me vdekje një kalimtar

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi përplas me makinë një kalimtar. 53 vjeçari humb jetën, ndërsa deputeti është dorëzuar  në Komisariat.

Policia u informua për aksidentin e ndodhur në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor, rreth orës 04:41.

Dorëzimi në polici- Policia thotë se dhjetë minuta pas aksidentit në polici është vetëdorëzuar në komisariat.

“Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51  minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat” informon policia.

 PD hedh dyshime se po kërkohen të manipulohen provat  dhe vendngjarja në favor të deputetit, Aqif Rakipi, që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Hetimet-  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

Policia informon se ishte formuar grupi hetimor dhe eshte kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk ishte mundësuar lidhja nëpërmjet celularit, “të cilin e kishte të fikur”

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

/Oranews.tv/

Comment

*