Deputeti i PS-së: Gjykata e Apelit korrigjoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë, 28 maj 2018 – Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, e ka cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri nga masa e arrestit të shtëpisë.

Sipas Shametit, i cili mbahet profesionist i së drejtës, Gjykata e Apelit “e korrigjoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë”.

“Si profesionist i së drejtës, nuk më bën asnjë çudi ndryshimi i masës, pasi i tillë duhet të kishte qenë edhe vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që nuk duhet të kishte caktuar masë të ndryshme sigurimi për zotin Tahiri. Pse e them këtë?! Këtë e them në bindjen time të plotë juridike, pasi që nga momenti kur gjykata kishte caktuar një masë sigurimi për Tahirin dhe deri në momentin e dytë, kur ai dha dorëheqje nga mandati  i deputetit dhe nuk kishte më asnjë pengesë ligjore, qoftë për të caktuar ndaj tij masa e sigurisë arrest me burg, nuk ka pasur asnjë ndryshim në kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Në këto kushte, ishte gjëja më normale që Gjykata e Apelit të korrigjonte atë vendim që u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë”, ka thënë Shameti për OraNeës. (r.m.)

Comment

*