Deputeti i ri Çelaj merr mbështetje në Sarandën me ujin e akullt (pamje)

Nuk ka shumë që mori mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Flamur Çelaj,  mirëpo në Sarandën u mbështet edhe me hedhje në detin me ujë të akullt si rrallëherë.

Temperaturat e acarta në Sarandën e mbuluar nga dëbora, nuk e ndalën votuesin e LSI-së dhe mbështetësin e deputetit më të ri Flamur Çelaj të sfidonte duke u hedhur në det sikur të ishte mesi i verës.

Ai bëri me dy duart shenjën shqiponjën dhe përshëndeti dhe uroi deputetin më të ri të parlamentit shqiptar.

Prej vitit 1985 Saranda nuk ishte përballur me këtë mot.

Deputeti Flamur Çelaj konsiderohet si një nga njerëzit më influent dhe më besnik të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në Qarkun Vlorë.

Ai e humbi mandatin në 2013 në listën emërore duke u zëvendësuar nga kryetari i një partie aleate të PS-së.

Comment

*