Deputeti socialist Fino kandidat për president të FSHF-së përballë Dukës

Armand Duka do të kërkojë mandatin e 5-të në krye të federatës shqiptare të futbollit. Presidenti e kishte konfirmuar edhe më herët kandidaturën e tij, por tashmë e ka vulosur duke zyrtarizuar gjithçka nëpërmjet një positimi në rrjetet sociale.

“Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni. Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi”.

Kjo ishte një pjesë e postimit të presidentit aktual të Federatës i cili e mori për herë të parë këtë detyrë në vitin 2002, teksa kulmi i arriur nën drejtimin e tij ishte kualfikimi i skuadrës tonë përfaqëusese në finalet e kampionatit Europian Francë 2016.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2014 Duka fitoi me unanimitet të plotë duke qënë se nuk kishte asnjë kandidat tjetër përballë, ndërkohë që kësaj here është pranë zyrtarzimit edhe rivali i tij në garën për kreun e FSHF-së.

Ish kryeministri  Bashkim Fino ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe është gati të kandidojë për postin kryesor drejtues të futbollit shqiptar.

Zgjedhjet do të mbahen më datë 7 Shkurt në qytetin e Durrësit ku presidenti do të përcaktohet nga votat e 66 klubeve dhe shoqatave  anëtarëve të Federatës, me formulën një anëtar një votë.

oranews

Comment

*