Deputetja greke e quan krim me karakter racist vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Athinë, 5 dhjetor 2018 – Fotini Vaki, zëdhënëse e grupit parlamentar të partisë SYRIZA  dhe deputete e Korfuzit në Parlamentin e Greqisë e ka dënuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz.

Ajo e ka quajtur këtë vrasje si “krim me karakter racist”.

“Është padyshim një krim me karakter shumë te theksuar racist,” ka thënë deputetja Vaki për radion e Agjencisë Zyrtare te Lajmeve ANA-MPA, transmeton Ora News.tv.

“Një tjetër emigrant bëhet viktimë e racizmit. Një klimë e tillë shkaktoi incidente raciste dhe ksenofobe, ku koka turku u bënë emigrantët. Fatkeqesisht aty u krijuan temperaturat e duhura për të ngrohur dhe lindur vezët e  gjarpërit,  u gjet vend i përshtatshëm që të shfaqeshin  trashëgimtarët ideologjike të nazizmit, sepse autori ishte përfaqesues zgjedhor i Agimit te Arte në zgjedhjet e fundit”, ka theksuar zonja Vaki.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të veprojnë kundër elementeve fashiste.

“Ta izolojmë fashizmin dhe jo thjeshtë ta dënojmë dhunën, përndryshe do të këtë edhe viktima të tjerë në të ardhmen”, është shprehur ajo.

Ajo ka thënë se vrasje në Korfuq u krye në një kafene, pas mosmarrëveshjeve verbale për çështjen e  Maqedonisë.

Petrit Zifle, punëtor në Dragotena Lefkimi, u vra në Korfuz. Autori i vrasjes ishte një përfaqësues i partisë Agimi i Artë në zgjedhjet e fundit në Greqi. (r.m.)

Comment

*