“Der Spiegel”: Greqia tradhëtoi azilantët turq, iu nënshtrua Erdoganit

Një editorial, edicionin online, të gazetës së njohur gjermane “Der Spiegel” akuzon Greqinë po sakrifikon të drejtat e njeriut të tetë turqve që kërkuan azil politik në vend, pas grushtit të dështuar ushtarak në 2016.
“Der Spiegel” shkruan se Greqia po synon të marrë me të mirë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke dorëzuar tetë të rinjtë që po kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vend në kohën e puçit dhe që u arratisën nga vendi nga frika e dënimeve të padrejta.
I shkruar nga Giorgos Christides editoriali akuzon qeverinë e kryeminisrit Aleksis Cipras se ka ndërhyrë në punën e komitetit të pavarur të azileve duke unjustifikuar me “interest kombëtare”.
“Qeveria greke duket se është e gatshme t’i besojë premtimit të Erdoganit se këtyre ushtarëve do t’u bëhet një gjyq i drejtë në Turqi – ndonëse Gjykata Supreme e Athinës ka arritur në përfundimin e kundërt”, shkruan ai, duke iu referuar verdiktit të fundit, të bazuar në evidencat e paraqitura në gjyq nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Tetë të rinjtë ndodhen ende në Greqi dhe ministri i Drejtësisë, Stavros Kontonis, tha javën e kaluar se ka një mundësi që ata të gjykohen në Greqi, një zgjidhje që vështirë se do të pranohet nga Turqia dhe Erdogan. (r.a.)

Comment

*