Deri ku ka arritur procesi i funksionalizimit të Gjykatës Kushtetuese?

Tiranë, 20 nëntor 2020 – Funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht i Bashkimit Evropian për tryezën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, por 6 javë para përfundimiy të vitit, kjo gjykatë nuk është funksionalizuar ende.

Për funksionalizimin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet t’i ketë të paktën 6 anëtarë. Aktualisht ajo i ka vetëm 4 anëtarë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferrllari dhe Fiona Papajorgji.

Në procedurë për plotësim janë edhe tri vende 3 vakante. Për vakancën e lënë bosh nga Besnik Muçi, përzgjedhja e së cilës i takon Presidentit Meta, nga procesi filtrues që bëri Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, u kualifikua vetëm Sonila Bejte.

Por,që Presidenti të ketë mundësi të vendosë për plotësimin e kësaj vakance, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet t’i çojë atij atij së paku tri kandidatura, të renditura në bazë të pikëzimit. Ndërkaq dy vakancat e tjera, njëra i takon Parlamentit, si e treta, pas dy të parave që i votoi vitin e shkuar, dhe tjetra e Presidentit, si emri i tretë që ka në dispozicion. Edhe për këto dy të fundit, Presidenti dhe Kuvendi e kanë shpallur listat e aplikantëve që kanë shprehur dëshirën për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Për këto të fundit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke kryer procedurat e filtrimit në bazë të aftësive profesionale, por edhe të pastërtisë së figurës. Mbetet për t’u parë nëse të gjithë kandidatët që kanë shprehur interesin për këto dy vakanca do të verifikohen tërësisht nga përbërja aktuale e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi mandate iu këtij këshilli përfundon në fund tyë vitit 2020.

Brenda pak javësh do të hidhet shorti për përbërjen e re të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vitit të ardhshëm.

Nga Gjykata Kushtetuese janë dërguar emrat e 4 kandidatëve që do të marrin pjesë në short. Lista e dërguar nga Gjykata Kushtetuese në Presidencë përbëhet nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferrllari dhe Fiona Papajorgji. Vlen të theksohet se edhe pasi të përmbyllet procesi i plotësimi i 3 vakancave që u kanë mbetur Presidentit dhe Kuvendit, do të jenë sërish tri vende të tjera që do duhet të plotësohen në Gjykatën Kushtetuese. Këta tre emra do të vijnë nga Gjykata e Lartë, pasi vetë kjo e fundit të plotësohet me 15 anëtarë, pasi aktualisht edhe ajo është jofunksionale.

(r.m.)

Comment

*