Dervishaj: Në sytë e mi nuk ka vend më të mirë se Saranda për aeroportin e dytë në Shqipëri

“Pas heqjes së ekskluzivitetit të “TIA”-s, kemi mundësinë për një aeroport të dytë. Në sytë e mi nuk ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport”-tha ministri Sokol Dervishaj

Denion Ndrenika

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj tha se Saranda ka mundësitë më të mira për ndërtimin e një aeroporti të dytë ndërkombëtar në Shqipëri.

Zoti Dervishaj theksoi se Saranda meriton më shumë, sidomos duke qenë qytet portual që mbart fuqi të mëdha turistike.

“Pas heqjes së ekskluzivitetit të “TIA”-s, kemi mundësinë për një aeroport të dytë. Në sytë e mi nuk ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport”-tha ministri Dervishaj.

Duke kujtuar se qytetit më të skajshëm jugor të Shqipërisë “i mungon një element”, ministri veçoi se “beson” se ndërtimi i një aeroporti të dytë “do ta bëjë të pathyeshëm potencialin turistik të Sarandës”.

Komentet ministri Dervishaj i bëri më pak se 15 orë nga përururimi i linjës së parë të fluturimeve loë cost në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, Budapest-Tiranë me kompaninë “WizzAir”.

Ministri nga Lëvizja Socialiste për Integrim ishte në Sarandë të enjten për ceremoninë e përurimit të ujësjellësit të ri me mbështetjen e bankës gjermane “KfW”.

“Saranda meriton më shumë sepse është qytet portual dhe ka nevoje për një port me kapacitete turistike moderne, që turistët mos të vijnë nga rruga por edhe deti. Unë ftoj edhe KFW që të japë kontribut në këtë aspekt”-tha zoti Dervishaj.

One Response to “Dervishaj: Në sytë e mi nuk ka vend më të mirë se Saranda për aeroportin e dytë në Shqipëri”

Read below or add a comment...

  1. Ole Ligaard says:

    Yes please build a new airport in Saranda! Not so easy to go via Corfu from October to May.

Comment

*