Dëshmitë serbe për përvetësimin e kishave në Kosovë

Prishtinë, 29 tetor 2016 – Të dhënat, shkrimet cirilike sllave mesjetare dhe bashkëkohore serbe lidhen në rend të parë me historinë dhe zhvillimin e religjionit te popullata në trevën e Rasit-Rashkës (treva e Sanxhakut të Novi-Pazarit të sotëm) dhe trevave të tjera përreth që sot gjenden nën Serbi, trevën e Zetës (Malit të Zi), si dhe në rastin tonë, edhe për Dardaninë, territorin e sotëm të Kosovës, shkruan Enver Rexha për Kohën Ditore në pjesën e parë të serisë “Historia e Kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullit XX”.

Ato dëshmojnë se në Dardaninë mesjetare, në territorin e sotëm të Kosovës, përveç zhvillimit të jetës religjioze – besimit të krishterë nga populli, vendi karakterizohej për nga zhvillimi, ndërtimi i shumë monumenteve religjioze – si kisha e manastire që datojnë nga periudha e krishterimit të hershëm (shek. IV-VI) duke vazhduar edhe gjatë gjithë mesjetës e në vijim. Po ashtu, dëshmohet se të gjitha monumentet – kishat dhe manastiret e vjetra të vendit, të cilat do t’i paraqesim në vazhdim të punimit me emra – ekzistonin që para pushtimit/okupimit të tij nga sundimtarët e Rasit – Rashkës, shkruan ndër të tjera gazeta “Koha Ditore”. (r.m.)

One Response to “Dëshmitë serbe për përvetësimin e kishave në Kosovë”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Te kihet ne konsiderate Kisha e Shen Florit ne Lypjan, e cila aktualisht gjendet ne oborrin e kishes ortodokse sllave. Studiusite tane kane folur per te, por duhet te flasin e te shkruajne edhe me detaisht, sepse kjo Kishe, padrejtesisht e pa asnje mbeshtetje, po sherben per monument sllav.

Comment

*