DËSHMORËT E GERHOTIT, DËSHMORË TË KOMBIT

Eduard M. Dilo

Eshte fatkeqesi e madhe qe ne historine tone shekullore, tradhetia per njeri-tjetrin na ka shoqeruar hap mbas hapi.
E tradhetuan Gjergj Kastriotin, tradhetuan e tradhetuan tere keto kohe te historise sone Kombetare, edhe Familjen Jashari ne ditet tona e masakroi tradhetia…
Kesaj tradhetie nuk mund ti shpetonte dhe masakra e kryer ne Gerhot te Gjirokastres ate 14 shtator 1943, ku u vra fale pabesise se komunisteve dhe Trimi i Trimave” i pavdekeshmi Hysni Lepenica.
“Sa here sjellim ndermend gjakun e deshmoreve te Ballit Kombetar, ku ne te eshte shkruar ideali Kombetar i Shqiperise Etnike, na del ne cdo hap nga nje fytyre Heroi,
heronj qe ngrihen te gjalle e nuk i tret dheu se akoma Shqiperia jone, nuk eshte “Shqiperi e lire, per Shqiptare te lire”.
Fale tradhetise, pabesise te se pabeseve u krye masakra ne Gerhot, ku ne balle te trimave printe Hysni Lepenica, ai Hysni shpirt ushqyer me vetetime e gjemim topash qe nga lufta heroike e Vlores,kur ish djale i njome, ne ate kohe kur Labi i hovshem hapte brucen permbi tela si krah shqiponje.
Hysni Lepenica, ushtar i betuar dhe i vendosur per Kombin, nuk i leshoi kurre armet nga dora, por luftoi me trimeri te pashoqe.
Ai luftoi me pas kunder roberise se brendeshme, kunder padrejtesive shoqerore dhekerkoi per popullin shqiptar kushte te reja jetese”.
Kur Balli Kombetar leshoi kushtrimin “Bini burra, per Liri”,kush valle do pergjigjej me shpejt kesaj thirrjeje se Hysni Lepenica, kush do te ishte me i gatshem se Ai, qe i-u ndes flake nder dej kujtimi i 1920-tes?
“Ketu jam” tha “Trimi mbi trima” dhe bota Shqipetare e degjoi ne mal te Gjormit, dhe armiku e pa te Ura se kush ishte Shqipe e Lepenices.
Me nje grusht burrash qe nuk kishin e c’te vinin perpara tankeve vec eshtren e kraharorit, theu e shpartalloi kollona te motorizuara, ne Gjorm, ne Greshice, ne Ruzhdije, ne Dukat e Vajze te Vlores, duke ngritur lart emrin e armeve Shqiptare, emrin e Ballit Kombetar.
Ishte nje stateg i lindur, nje luftetar i pa epur, nje Hero. Kudo ku udhehiqte Ai, fitorja ishte e sigurt. Komunistet e pa bese nuk mund ti afroheshin.
Ne vjeshten e 1943, e pikerisht me 14 shtator, tek sulmoi me hov ushtrine fashiste, u vra pabesisht, me 36 shoke e komandante cetash bashke me Nano Gjonin e Picarit.
Keta ishin lulja e rinise se Ballit Kombetar. Po si u vrane? Duke mos u trembur, po sulmuar si shqiponja, gjersa kercyen brenda ne oborr te kazermes, ashtu sic ish hedhur ne gryke te topave Selam Musai dikur.
Hysni Lepenica, Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar eshte nje legjende e gjalle qe tregoi trimeri te pa shok, ndaj populli e perjetoi ne kenge.
Ai i tmerron te kuqte edhe aty ku prehet, ndaj Ai sebashku me gjithe Deshmoret e Ballit Kombetar, sikur nuk jane bij Shqiperie, shikohen si te huaj.
Lavdi Deshmoreve te Ballit Kombetar! Lavdi Deshmoreve te Kombit!

Eduard M. Dilo

Comment

*