Dështojnë bisedimet VV-LDK, Kosova ende pa qeveri të re

Ka përfunduar takimi në mes të liderëve të LDK-së e VV-së mirëpo, nuk është arritur marrëveshje për koalicion, shkruan Gazeta Express.

Pas takimit ka folur para mediave lideri i VV-së, Albin Kurti derisa i njëjti deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi I sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesore, mirëpo, që nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me VV-në kanë dallime.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, ka thënë ai.

Kosova ende pa qeveri te re. Kush e ka fajin?

Loading ... Loading ...

One Response to “Dështojnë bisedimet VV-LDK, Kosova ende pa qeveri të re”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    Nuk kane asgje te perbasket,as ne progarme e as ne profilizime,jane dy krah te dnryshem partiak me qasje te theksuar.Albini e Isa jane dy personalitete te skajshme,njeri Albini per atdhetarizem e tjeteri,Isa per leverdi personale politike,

Comment

*