Dështon marrëveshja me FMN-në, për mungesë të institucioneve

Prishtinë, 12 gusht 2017 – Zvarritja e formimit të institucioneve po i shkakton dëme të mëdha vendit. Kosova humbi 15 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ngase marrëveshja për kredi, e paraparë të nënshkruhej në qershor, dështoi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Përfaqësuesi rezident i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një përgjigje me shkrim për Kohavisionin, ka thënë se kredia e planifikuar për Kosovën skadoi, pasi që ishte kohë zgjedhjesh dhe vendi ishte pa Qeveri, raporton KTV.

Në anën tjetër, kryeshefi i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje do të pengojë realizimin e shumë projekteve të parapara me këtë kredi.

KTV raporton se gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Financave, por zyrtarët e  këtij dikasteri nuk janë prononcuar.

Kosova kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015. Vlera e saj ishte rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, e cila skadoi më 4 gusht të këtij viti.

Kosova është pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar prej vitit 2009. (r.m.)

Comment

*