Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës shkojnë në fundjavë për pushim në bregdetin e Shqipërisë

Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja janë destinacionet kryesore e më tej Vlora, Himara dhe Saranda:

Knid Ndrenika

Jozyrtarisht raportohen 50 mijë të ardhur nga Kosova me ritëm ditor dikund te 10 mijë, ndërsa 11 mijë kanë hyrë vetëm nga Qafë Thana në kufirin me verimaqedonasit.

Gent Mullaj nga Policia e Shtetit i tha gazetës tonë se mesatarisht 24 deri në 30 mijë qytetarë të kosovës vijnë fundjvave.

Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja janë destinacionet kryesore e më tej Vlora, Himara dhe Saranda:

“Për herë të parë po shkojmë atje në Sarandë. Kam dëgjuar pos rrugëve dhe pos shoqërive që është bukur atje”.

Fluksi nuk krijon shqetësime radhësh në kufi, por thuajse pamundësohet kontrolli për Koronavirusin.

Në Morin të Kukësit policia përkundër protokollit, nuk ka shënuar asnjë rast izolimi udhëtari që të ketë raportuar shenja të COVID-19.

Nëpër plazhe vështirë të thuhet se respektohen masat parandaluese distancim fizik apo maska, përveçse disi më mire nëpër shitore.

Comment

*