Dhoma Amerikane e shqetësuar se nga fshirja e borxheve përfitojnë të parregulltit

AmCham (American Chambers) parashtroi përmbledhtas problemet e identifikuara ne lidhje me sistemin e ri informatik të administratës tatimore

Objekti: Problematika te bizneseve ne lidhje me perdorimin e sistemit te IT ne tatime.

Me poshte po ju parashtrojme ne menyre te permbledhur problemet e identifikuara ne lidhje me sistemin e ri informatik te administrates tatimore. Per lehtesi, çeshtjet jane grupuar sipas fushes perkatese:

Çeshtje te lidhura me migrimin e te dhenave ne sistemin e ri informatik

Nje numer i madh tatimpaguesish rezultojnene sistem me detyrime te papaguara (gjoba per pagese te vonuar) per deklaratat e tatimfitimit para vitit 2008, nderkohe qe ne Sistemin Informatik te meparshem nuk rezultonin debitore dhe ajo situate ishte ne perputhje te plote me ligjin (kuadri ligjor parashikonte vetem kamatevonesa dhe jo gjobe per pagese te vonuar per pagese jashte afatit te tatimit mbi fitimin).

Ka tatimpagues, te cilet kane perfituar nga Ligjet e faljeve nr. 9986 dhe nr.10418 te vitit 2008 dhe 2011, dhe pas migrimit se te dhenave nee-tax u jane rishfaqur perseri me keto detyrime te falura.

Po ashtu, ne lidhje me faljet e kryera ne zbatim te Ligjit nr. 10418 te vitit 2011 me objekt principalin e detyrimeve te subjekteve (paguhej 0%, 30% dhe 50% per principal para vitit 2008, viti 2009 dhe 2010 dhe falej 100%, 70% dhe 50%) Sistemi Informatik i vjeter nuk ka realizuar faljen e plote duke gjeneruar ne vazhdimesi deri nevitin 2015 gjoba e kamatevonesa mbi nje detyrim qe sipas ligjit eshte falur. Keto gjoba dhe kamatevonesa jane migruar ne sistemin e-tax tepakorrigjuara).

Per disa tatimpagues rezulton te mos jene migruar te gjitha pagesat apo tepricat kreditore nga sistemi i meparshem informatik ne sistemin e ri e-tax.

Çeshtje te lidhura me procesin e çregjistrimit nga e-tax

Ne sistem aktivizohet funksioni “kerkuar çregjistrimi” ne momentin e dorezimit te vendimit te mbylljes se procedures se likuidimit dhe jo qe ne momentin e celjes se procedures se likuidimit.

Edhe pse ka mbaruar procedura e çregjistrimit ne QKR, tatimpaguesve nuk u eshte nderruar statusi ne sistemin e-tax nga “kerkuar çregjistrimi” ne “çregjistruar”. Sistemi i QKR nuk eshte praktikisht i integruar me ate te tatimeve. Per rrjedhoje, deklaratat tatimore dhe kestet e tatim-fitimit kane vijuar te gjenerohen edhe pas kerkesave te tatimpaguesve per çregjistrim te depozituara ne Drejtorine e Sherbimit te Tatimpaguesve (pas çregjistrimit te tyre nga QKR). E njejta vlen edhe per subjektet qe jane ne statusin pasiv (ne kushtet e pezullimit te aktivitetit).

III.               Çeshtje te lidhura me komunikimin nepermjet sistemit e-tax

Njoftimet e akteve administrative ne sistem shfaqen ne rubriken “dokumentet e mia” dhe nuk i njoftohen tatimpaguesit me email apo ndonje forme tjeter. Nuk mund te pretendohet qe tatimpaguesit telog-on ne sistem dhe te kontrollojne per akte te reja (pa llogaritur ketu kontabilistet e miratuar, te cilet kane nje numer te madh klientesh)

Njoftim vleresimet e gjeneruara ne sistem dhe qe vijne ne formen e njoftimeve/dokumenteve ne llogarine online te tatimpaguesit nuk jane te vulosura, firmosura apo te protokolluara e ne disa raste jane edhe pa date. Kjo perben problem ne rastet kur keto akte administrative jane subjekt kundershtimi apo apelimi nga tatimpaguesit, por edhe ne rastet kur tatimpaguesi kerkon te marre versionin zyrtar te njoftim-vleresimit prane Drejtorise Rajonale Tatimore.

 Eshte vene re ne sistem se kerkesat per rimbursim ne rast refuzimi nga administrata tatimore nuk mund te gjenden me ne sistem (as tek rubrika te dorezuara/te refuzuara) duke krijuar paqartesi ne lidhje me ecurine e kerkeses per rimbursim.

Tatimpaguesit nuk marrin pergjigje zyrtare kur shkresat dorezohen permes modulit “Ceshtjet e mia”. Ne shume raste, ceshtjet edhe nuk mund te dorezohen elektronikisht (upload ne llogarine e tatimpaguesit) per shkak te gabimeve ne sistem.

Ceshtje te lidhura me reflektimin e detyrimeve tatimore dhe tepricave kreditore ne sistemin e-tax

Per te gjithe tatimpaguesit, subjekt te rivleresimit tatimor per periudhat para nentorit 2014, ulja e tepricave kreditore rezulton ne sistem si detyrim per t’u paguar dhe ne te njejten kohe dhe per te njejten shumeeshte rritur teprica kreditore ne muajin nentor.Kjo eshte ne kundershtim me ligjin per TVSh, sipas te cilit TVSH kreditore mbartet ne muajt vijues. Per me teper, nese administrata tatimore nuk ka miratuar per rimbursim TVSH kreditore, kjo administrate refuzon te beje kompensimin e TVSH kreditore me detyrimet e TVSH qe dalin per periudhat para nentor 2014.

Per tatimpaguesit te cilet kane vene garanci bankare per detyrimet ne proces apelimi dhe subjektet qe kane lidhur Akt-marreveshje per pagese me keste, pagesa e detyrimeve mujore shkon per mbulimin e detyrimeve ne proces apelimi dhe atyre te akt-marreveshjes. Kjo ben qe subjekteve t’u gjenerohen padrejtesisht gjoba dhe kamatevonesa per detyrimet korrente te paguara.

Ka tatimpagues, per te cilet situata paraqitet me kredi dhe me detyrime per te njejten takse, nderkohe qe detyrimi eshte paguar nga shoqeria.

Balancat e hapjes per tatimet te cilat nuk kane qene te informatizuara, figurojne ne Urdher -Pagesat e muajve vijues me shenjen minus, duke lene te kuptojne se do te perdoren automatikisht. Ne te vertete nuk perdoren duke penalizuar padrejtesisht tatimpaguesit per pagese me vonese.

Deklarata e tatimit ne burim (kur kemi te bejme me raste qe pagesat jane kryer per fatura qe jane subjekt i shmangies se tatimit ne burim sipas Konventave perkatese) nuk te lejon qe te plotesosh vleren e tatueshme me shifren perkatese dhe pjesen e tatimit ne burim me zero, sic e parashikon Konventa.

Pagesat e bera me urdherpagesa boshe ne rastet kur sistemi i administrates tatimore nuk i gjeneronte urdherpagesat e tatim-fitimit ne shume raste nuk jane kontabilizuar sakte ne llogarite e Drejtorise Rajonale Tatimore.

Formularet e Deklarimit dhe te Pageses se TVSH apo edhe Tatimit te Mbajtur ne Burim nuk pranojne vlera negative te vlerave te tatueshme. Ne rastet e konstatimit te periudhave te pambyllura nga ana e tatimpaguesit te cilat kalojne afatin e parashkrimit per te cilat tatimpaguesi nuk ka qene i regjistruar, administrata tatimore kerkon deklarimin e periudhave te meparshme. Pas deklarimit te ketyre periudhave gjenerohen gjoba per mosdorezim deklarate. Per keto gjoba te cilat kalojne afatin e parashkrimit administrata ushtron masat shtrenguese per mbledhjen me force te detyrimit. Pra duhet zgjidhur ne praktike ceshtja e ndarjes se kufirit kohor deri ne te cilin administrata mund te kerkoje berjen e deklarimeve te prapambetura ne kohe (e aplikueshme edhe per perfaqesuesit tatimore qe kane marre akses ne SIT vetem ne fillim te vitit 2014).

Çeshtje te lidhura me Deklaraten Individuale Vjetore te te Ardhurave (DIVA)

 Ne rastet e individeve te cilet gjenerojne te ardhura nga punesimi jashte territorit te Republikes se Shqiperise, deklarata aktuale te ofron vetem nje kutize per evidentimin e te ardhurave te gjeneruara jashte territorit te Shqiperise dhe automatikisht tatimi i perllogaritur rezulton 15%.

Nderkohe, ne baze te legjislacionit dhe praktikes se ndjekur nga DPT, te ardhurat nga marredheniet e punesimit jashte Republikes se Shqiperise do te tatohen ne Shqiperi sipas normave te legjislacionit vendas (0-13%-23%). Pra, individet qe deklarojne te ardhura te realizuara jashte Republikes se Shqiperise ndodhen ne situaten ku:

Nese vlera vendoset ne kutizen (13) detyrimi per tatimin qe do te perllogaritet nga sistemi do te jete 15% dhe jo sipas normave lokale (pra, 0-13%-23%).

Ne kutizen (33) individi nuk mund te vendosi vleren e sakte te tatimit te paguar jashte, persa kohe ky tatim tejkalon 15%.

Per jo-rezidentet e regjistruar qe ne 2015, me ndryshimet e kryera ne system nuk behet e mundur ruajtja e informacionit per rezidencen e tatimpaguesve jorezident. Problemi eshte raportuar qe ne fillim te muajit Mars 2016 dhe ende mbetet i pazgjidhur. Ky problem ka shaktuar vonesa ne dorezimin e deklarates dhe nuk ka lejuar individet deklarues te bejne pagesen e detyrimit (ne rastet kur ka patur). Ky problem eshte zgjidhur ne prill 2016 por tatimpaguesit nuk jane njoftuar qe te mundesojne ndryshimin e rubrikes.

Te ardhurat personale (jo subjekt i mbajtjes ne burim) nuk mund te paguhen sipas kerkesave ligjore ne daten 20 te muajit pasardhes.

Çeshtje te lidhura me nderhyrjen ne sistemin e-tax nga inspektoret tatimor

Ne rastet e vendimeve te Drejtorise se Apelimit Tatimor te cilat jane pranuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore (pra, nuk jane ankimuar me tej), kjo e fundit eshte e detyruar qe te beje ose rimbursimin ose kthimin e kompensimit te detyrimeve dhe interesave te paguara/kompensuara nga sistemi. Megjithate, inspektoret nuk e kane te qarte proceduren qe duhet te ndjekin per anullimin e akteve tatimore te hedhura ne sistem. Per rrjedhoje, gjobat e falura figurojne ende ne sistem si detyrime te papaguara.

Sistemi i ri i administrates tatimore nuk ofron detaje mbi nderhyrjet e bera ne sistem nga ana e inspektoreve (nderhyrjet asnjehere nuk i bejne reference nje akti tatimor per ta patur te lehte identifikimin).

Me vendosjen e sistemit te ri shume tatimpagues u regjistruan nga autoritetet tatimore dhe per tatime te cilat ata nuk kishin pergjegjesi tatimore (p.sh. Perfaqesuesit tatimore u regjistruan dhe per tatim ne burim). Sistemi llogariti gjoba per mosdorezim te deklaratave deri ne periudhen qe u konstatua problemi dhe tatimpaguesi u caktivizua per tatimet qe nukkishte detyrim per tu regjistruar. Nga ana e inspektoreve jane kryer heqjet e gjobave te gjeneruara, por ne disa raste gjobat jane hequr 2 here dhe per rrjedhim subjekti del ne pozicion kreditor. Subjekti ka kryer te gjithe procedurat per cregjistrim perfshi dhe kontrollin, por per shkak te pozicionit kreditor ne sistemin tatimor, subjekti nuk merr dot certifikaten e cregjistrimit.

VII.               Çeshtje te lidhura me deklarimin e tatim-fitimit

Deklaratat e tatim-fitimit nuk te lejon te plotesosh kutizen per humbjet e mbartura nga periudhat e kaluara nese viti aktual (2015 psh) eshte me humbje.

Deklarata e tatim-fitimit nuk ofron nje kuti per kreditimin e tatimit te huaj (ne rastet e te ardhurave te gjeneruara jashte Republikes se Shqiperise, te tatuara ne vendin e burimit).

Sistemi nuk lejon ndryshimin e kesteve te tatim fitimit edhe ne rastet kur tatimpaguesi ka bere kerkese dhe administrata e ka pranuar uljen e kestit. Ndryshimi aplikohet vetem ne periudhat pasardhese, dhe ndryshimi i kerkuar nuk i korrespondon fare periudhes per te cilen eshte kerkuar ulja e kestit (mud te behet dhe periudhen e ardhshme tatimore).

VIII.               Çeshtje te lidhura me deklarimin e listepageses

 Llogaritja automatike e detyrimeve per sigurime shoqerore dhe shendetesore dhe tatimin mbi te ardhurat nga punesimi nuk mundeson te gjitha rastet qe mund te hasen ne praktike. Do te duhet patjeter te lihet nje opsion i veçante (kategori) ku tatimpaguesi te llogarise dhe te vendose vete detyrimet tatimore (per shembull rastet e pensionisteve te regjistruar si te vetepunesuar).

 Nuk ka nje kodifikim te vecante per punonjesit qe kane nje kontrate me shoqerine por per nje peridhe te caktuar nuk punojne. Kodifikimi (psh kodi 0) do te mundesonte qe keta punonjes te konsideroheshin ende pjese e shoqerise. Procedura e propozuar nga administrate tatimore eshte ajo e regjistrimit dhe cregjistrimit sa here qe ka levizje, qofte edhe levizje te brendshme ne ndermarrje, por kjo krijon probleme ligjore.

Çeshtjete lidhura me rivleresimin tatimor

Gjobat dhe kamatevonesat per periudhat pas nentorit 2014 qe lindin nga rivleresime tatimore shlyhen automatikisht nga gjendjet kreditore pa marre parasysh afatin 30 ditor te apelimit/te pageses se detyrimit te rivleresuar.

Ne raste te rivleresime tatimore qe konsistojne uljen e tepricave kreditore, sistemi nuk e reflekton automatikisht uljen e teprices e per rrjedhoje, ne jo pak raste, autoritetet tatimore kane kerkuar pagesen e uljes se teprices kreditore per te marre ne konsiderate apelimin e tyre.

Te tjera

Te rritet kapaciteti per ngarkimin e dokumentave qe dorezohen bashke me deklaraten vjetore te tatim fitimit. Aktualisht kapaciteti i lejuar eshte rreth 9 MB.

Sistemi i ri informatik nuk mundeson perllogaritjen e interesave ne favor te tatimpaguesit, ne rastet e kerkesave per rimbursim per te cilat Drejtoria Rajonale Tatimore nuk kthen pergjigje brenda afateve ligjore. Kete nen e kemi pare vetem te shkruar e asnjehere te zbatuar.

Sistemi i ri i administrates tatimore nuk parashikon rastet e transferimit te nje tatimpaguesi nga njera drejtori tek tjetra (per shembull nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tirane te Drejtoria e Tatimpaguesve te Medhenj, ose anasjelltas) duke mos i mbartur sakte detyrimet dhe tepricat nga njera drejtori tek tjetra. Ne shume raste, tatimpaguesit e transferuar rezultojne me detyrime te papaguara ne drejtorine e re ku jane transferuar, pavaresisht se jane paguar sipas te dhenave te drejtorise se meparshme.

Ka patur shume raste ne te cilat sistemi nuk shperndan pagesat sipas periudhes se formularit te pagesave, por pagesa shkon per shlyerje te detyrimit me te vjeter.

Çeshtje te ngritura nga anetaret e Dhomes Amerikane perpara administrates tatimore

Inkurajimi i qeverise ne pergjithesi dhe i administrates tatimore ne vecanti per luften kunder informalitetit ka qene dhe mbetet nje nga objektivat e Dhomes Amerikane si nje element kyc jo vetem ne rritjen e te ardhurave tatimore por edhe per krijimin e nje klime biznesi qe promovon konkurrencen e ndershme ndermjet bizneseve.
Anetaret e Dhomes Amerikane shprehin shqetesimin e tyre qe perpjekjet e administrates tatimore per luften kunder informalitetit te mos mbeten ne nivel fushate.

Vlen te permendet rasti i amnistive fiskale (ku ben pjese edhe drafti aktual i pergatitur nga qeveria) ku kusht per perfitimin e amnistise fiskale eshte heqja dore nga ana e tatimpaguesit nga procedurat gjyqesore te iniciuara per anullimin e detyrimeve tatimore. Vendosja e kushteve te tilla (qe penalizojne tatimpaguesit qe parapaguajne detyrimin tatimor dhe ndjekin rrugen ligjore te ankimit) duke favorizuar tatimpaguesit qe as e ankimojne detyrimin dhe as e paguajme, shkakton ne fund te fundit diskriminimin e tatimpaguesve te rregullt. Ne te njejten kohe, kjo fryme, incentivon tatimpaguesit jo te rregullt te presin amnistine e radhes.

Eshte e qarte se DPT nuk ka rol primar ne politikat e qeverise per amnistine fiskale, por DPT si organ zbatues i ligjit ka detyrim ligjor te mbledhe detyrimet tatimore ne perputhje me ligjin, pa dallim ndermjet tatimpaguesve te huaj apo vendas, te medhenj apo te vegjel qofshin.

Probleme me rimbursimin e TVSH:

Refuzimi i rimbursimit nese TVSH kreditore rrjedh nga aplikimi i cmimeve te references ne dogane;

Refuzimi i rimbursimit nese TVSH kreditore rrjedh nga mallra gjendje ne magazine;

Refuzim i rimbursimit kur subjekti nuk ka shitje (ose shitjet nuk mbulojne TVSH ne blerje);

Refuzimi i rimbursimit per detyrime te paguara si pasoje e gabimeve te sistemit (TVSH perpara nentorit 2014)

Shqetesim lidhur me afatet. Megjithese procedurat jane pershpejtuar, perseri nuk jemi brenda afatit ligjor 30 apo 60 dite.

Problemet me sistemin informatik te administrates tatimore (bashkengjitur).Kjo problematike eshte bere edhe me e mprehte kohet e fundit pasi inspektoret e mbledhjes se borxhit nuk jane ne gjendje te identifikojne shumat qe duhen paguar nga ato qe jane gabim dhe detyrimet ne total po ekzekutohen nga aktet. Sjellim si shembull faktin se ka problematika me tatimpaguesit qe apelojne detyrime tatimore duke mos bere pagesen e detyrimit por duke vendosur garanci bankare. Pagesat e ketyre tatimpaguesve te bera per detyrimet korrente shkojne nga sistemi per shlyerjen e detyrimeve per te cilat eshte vendosur garanci bankare. Kjo ben qe detyrimet korrente te mbeten te papaguara dhe sistemi gjeneron gjoba dhe interesa fiktive. Sqarimi i statusit te ketyre detyrimeve, per te cilat shpesh fillohen edhe procedurat e mbledhjes me force kerkon burime njerezore nga tatimpaguesi por edhe nga administrata.

Problematika me marrjen e vertetimeve per statusin e detyrimeve tatimore (nuk ka te dhena ne sistem per ceshtjet qe jane ne gjyq; te gjitha detyrimet dalin ne vertetim si te pagueshme).

Mosfunksionimi i DAT per periudhen dhjetor – janar 2017. Nga te dhenat e anetareve, DAT nuk ka funksionuar qe perpara 1 janar 2017 (date e hyrjes ne ligji te amendamentit te ligjit per procedurat tatimore qe e kaloi si drejtori ne Ministrine e Financave). Aktualisht kerkesat per apelim te cilave nuk iu ka kaluar afati per pergjigje nga DAT ne 31 dhjetor 2016 kane mbetur pezull. Cfare ndodh me apelimet e tjera te cilave iu plotesua afati i pergjigjes nga DAT para 31 dhjetor 2016? Perse nuk funksionoi drejtoria e apelimit prane DPT per periudhen deri ne 31 dhjetor 2016?

Mungesa e publikimeve nga ana e DPT sic parashikon ligji per procedurat tatimore.

DPT është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjeve Tatimore. Anetaret e Dhomes kane shprehur shqetesim per vonesat ne administrimin e ketyre aplikimeve dhe kthimin e pergjigjeve.

Comment

*