Dhoma Amerikane e Tregtisë komenton takimin me bashkinë për taksat dhe tarifat

  • Nga sektori i Asistences dhe Regjistrimit te Taksapaguesve kerkohet qe para se te behet ndonje kerkese/ankese te paraqiten nje sere dokumentash.

Kjo procedure bie ne kundershtim me ligjin “Per procedurat  tatimore”  dhe te gjitha parimet e sanksionuara ne te per te drejtat e tatimpaguesve. Per me teper, ne lidhje me tatimpagues persona juridik, te dhenat qe kerkohen lidhen me administratorin si individ.

Per ta bere dhe me te pakuptimte keto kerkesa, shumica e dokumentave jane/leshohen nga organe ne varesi te bashkise. Pyetje: per çfare duhet certifikata familjare e administratorit  per te regjistruar nje biznes?

Kuptojme se kjo procedure ka per qellim mbledhjen e taksave per te cilet jane  pergjegjes individet, por masat per mbledhjen me force te detyrimeve tatimore percaktohen ne ligjin “Per procedurat tatimore” dhe ne asnje prej tyre nuk permendet  heqja e te drejtes per tu ankuar/kerkuar  ne administraten e bashkise.

  • Po nga Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) ne momentin e paraqitjes se nje biznesi te ri per pagesen e detyrimeve tatimore i kerkohet dokumentacion per “Regjistrimin e biznesit te ri”

Si ne rastin me siper, dokumentat e kerkuara jane ne regjistrat shteterore (QKB) dhe te vete bashkise, dhe perveç shperdorimit te letres nuk mendojme se ka ndonje perfitim per Bashkine dhe krijon procedura totalisht te panevojshme dhe ne shkelje te ligjit.

Per sa me siper, do ti kerkonim Bashkise  te hiqte si procedure dorezimin e dokumentave per te bere nje ankese/kerkese. Nese kerkesa eshte nenshkruar nga perfaqesuesi ligjor  apo person i autorizuar duhet te pranohet te shqyrtohet pa asnje kusht shtese.

Ne lidhje me proceduren e dhenies se aksesit ne ne sistemin online DPTTV, regjistrimi ne kete sistem te behet online ose perkohesisht duke u paraqitur nje person i autorizuar per terheqjen e paswordit. Te dhenat qe i duhen shtese Bashkise mund te merren ne formen e nje deklarate pa paraqitur dokumente.

  • Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave

Kjo tarife ka pesuar nje rritje te ndjeshme dhe si e tille eshte bere nje kosto e konsiderueshme ne per bizneset. Nisur nga kjo dhe faktin qe kjo tarife jepet ne kembim te nje sherbimi eshte e rendesishme qe te kete nje lidhje sa me te drejtperdrejte midis tyre.  Konkretisht nivelet treguese dhe tabela duhet te rikonceptohet:

  1. Njesite duhet te klasifikohen mbi natyren e tyre konkrete, dmth nje adrese dytesore nuk mund te marre automatikisht kategorine e selise qendrore, por duhet te kategorizohet ne baze te aktivitetit qe kryen.
  2. Lista e aktiviteteve duhet te detajohet ne baze te Nomenklatures se Aktiviteteve Ekonomike duke marre parasysh dhe duke zbatuar te njejtat rregulla klasifikimi ( aktualisht lista eshte jo-kosistente dhe ndarja nuk eshte e drejte, psh nje servise makinash ka te njejten tarife pastrime me nje zyre kembimi valuator. Qartesisht ndotja e tyre eshte shume e ndryshme)
  3. Vetem per subjektet e ndertimit ka nje klasifikim te vecante per seline administrative. Nderkohe ka kompani qe operojne ne fusha te tjera (miniere, prodhim etj) dhe qe kane seli administrative ne qytet. Ata detyrohen te paguajen tarifen e pastrimit sikur te zhvillonin aktivitetin e prodhimit ne qytet.
  4. Kalimi nga biznesi i vogel ne ate te madh ka nje shumefishim te tarifes nga 3 deri ne 24 here. Kjo sjell nje presion shume te madh te ky biznes per te mos kaluar ne biznes te madh. Per kete do te rekomandonim/sugjeronim nje ndryshim ne menyren e ndarjes dhe aplikimit te tarifes duke marre parasysh qarkullimin e bizneseve.
  5. Gjithashtu, duke pasur parasysh se kemi te bejme me nje tarife (qe lidhet me nje sherbim) nje ndarje e saj ne baza mujore/tremujore do te ishte e mirepritur nga biznesi.

Metodologjia e taksimit dhe transparenca

4.- A ka bashkia metodologji per ndarjen e barres tatimore ndermjet bizneseve dhe familjareve lidhur me tarifen e pastrimit dhe largimit te mbeturinave dhe te takses se infrastructures arsimore?  Nese po, sa perqind e te ardhurave duhet teorikisht te paguhet nga bizneset dhe sa nga individet? Po ne realitet cfare ndodh? Sa perqind e shumes qe duhet te mblidhet nga familjaret arketohet?

5.- Sa eshte shuma e arketuar nga taksa e infrastruktures arsimore dhe si shpenzohen keto fonde? A mund t’i perdore bashkia fondet per qellime te tjera nga infrastruktura arsimore? Cfare e ndalon ta beje kete?

Comment

*