Dhoma Amerikane e Tregtisë: Largohemi nëse rriten taksat

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka folur për situatën e investimeve dhe nivelin e taksave në Shqipëri. Në një lidhje direkte për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, Mark Crawford tha se niveli i taksave në rajon dhe mundësia për investime është me e favorshme në vendet e rajonit në krahasim me Shqipërinë. Ai tha se niveli i taksave duhet të jetë stabël dhe nëse investitorët nuk janë të kënaqur mund të ikin.

“Ne kemi publikuar indeksin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë dhe shqetësim mbetet niveli i taksës. Për ne të huajt është më e thjeshtë sepse ne nuk votojmë dhe nëse nuk jemi të kënaqur ne ikim. Ne po ndjekim me kujdes situatën dhe jemi duke krahasuar nivelin e taksave me rajonin. Unë kam pasur takim me përfaqësues në Shkup dhe ata janë më të stabilizuar në krahasim me Shqipërinë sa i përket nivelit të taksave. Nuk po krahasohemi me shtete të tjera si Norvegjia, etj.

Unë kam dëgjuar se nëse taksat janë stabël ne mund t’i përballojmë dhe nëse ka ndryshime edhe investitorët kanë probleme. Çdo muaj që ka një ndryshim dhe shtim taksash nuk është mirë. Taksat nuk duhet të ndryshojnë shpesh, por duhet të jenë stabël”- tha kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

BalkanWeb

Comment

*