Dhunuan arbitrin Paço, Gjykata jep masën e sigurisë për futbollistët e Këlcyrës

3 futbollistët e Këlcyrës, që mbaheshin të arrestuar për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit, u paraqitën para Gjykatës së Rrethit në Gjirokastër, për t’u njohur me masën e sigurisë, marrë ndaj tyre.

Kështu, Gjykata vendosi të lirojë 3 futbollistët nga Këlcyra, Emiljano Kamberaj, Meleq Xhakollari dhe Andi Hina dhe të japë ndaj tyre masën ‘Detyrim Paraqitjeje’.

Kjo masë e dhënë nga Gjykata, ishte e njëjta e kërkuar edhe nga prokurori i çështjes. Menjëherë pas lirimit, 3 futbollistët u pritën mes brohorimave nga tifozë të Këlcyrës, që prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës.

Futbollistët e Këlcyrës ushtruan dhunë ndaj arbitrit të Kolegjiumit të Fierit, Alvi Paço, gjatë derbit Përmeti-Këlcyra, ndërsa shkak u bë një 11-metërsh i vërshëllyer për skuadrën vendase.SuperSport

Comment

*