Dialog me Frensis Skot Fixherald, te varri i tij

Ramazan Bekteshi

(Fragment nga nje ese kushtuar autorit)

Thelle ne shpirtin tim mbizoteron nje ndjenje, se shkrimtaret e poetet jane njerezit me gjeneroz te njerezimit, qe falin art, aq shume dashuri pa kusht, shpeshehere duke flijuar veteveten dhe familjen. Ata, veniten per ne, nate e dite, me imagjinaten e tyre te pasur e te persosur per te krijuar rryma, stile, rende shoqerore, klase sociale, trende me ngjyrime avangarde dhe rebelohen kur liria ngulfatet. Cuditerisht prane gjithe sakrificave jetesore shume nga ata perfundojne mizorisht, ne skamje, vuajtje, apo depresion te thelle, me kritika te pafavorshme, padrejtesisht. Prandaj sot, vendosa te vizitoj varrin e Fransis Skot Fixherald-it, qe me ndoqi pa ia nda, autorin e “Getsbit i Madh” te varrezat katolike ne Old St. Mary’s Church, Rockville, Maryland vetem gjysem ore larg nga Washington DC. I pershperita me perulje dhe krenari dhe bera homazhe te varri i poetit ku pushon perjetesisht. Ai shkoi ne amshim duke menduar se ishte nje shkrimtar i deshtuar dhe as Kritika letrare nuk e cmoi drejte. U deshte te kaloje ne erresiren e varrit dhe te harreses per disa vite para se te rishfaqej si feniksi, por tani me nje kurore aureole nder me te ndritshmet te mbreterise se artit letrar.

U luta per shpirtin e tij me shqipen time dhe te Shenjtores sone, me lutje iu fala zotit per mrekulline e poetit qe ne amshim mberriti famen por jo derisa ishte gjall. Ne emer te lexuesit i kerkova falje per brutalitetin e kritikes letrare, te pameshireshme dhe te padrejte, i kerkova falje per Famullitarin qe s’e lejoi te prehet te varrezat familjare, i kerkova falje se me djersen e tij ende pasurohen te tjeret, si me romanin poashtu edhe me filmin. Dhe me ne fund, ia dhash edhe lajmin e mire qe s’e perjetoi derisa ishte gjall, se tani konsiderohet nga kritika letrare si njeri nder romansieret me te mire ne bote, dhe se ‘Getsbi i Madh’ i tij radhitet nder pese kryeveprat me te mira te gjitha koherave. E informova, se varri i tij eshte bere atraksion turistik, pas shfaqjes se ‘Getsbit’ ne ekran te madh me 2013. U fotografova te varri dhe u largova, me nje ndnjenje te fituesit, me pershtypje sikur te kisha biseduar shume perzemersisht, dhe sikur ai te m’i kishte pranuar kerkimfaljet ne emer te lexuesit, dhe poashtu per sihariqin e madh qe ia dhash per kryevepren e tij.

Autori i Getsbit te Madh (1925) Frensis Skot Fixherald (1896-1940) pos romaneve shkroi edhe tregime te shkurtra, por qe ne ate kohe konsiderohej si krijues i deshtuar. Pas vdekje “Getsbi i Madh” sikur rilind si romani me i mire ne letersisne amerikane si dhe nje nder pese romanet me te bukura te gjithe koherave. Fixheraldi konsiderohet si njeri nga stilistet letrar me te shquar. ‘Getsbi’ eshte nje shembelltyre e njeriut te sukseshem, si dhe nje histori sociale e epokes se Xhezit (Jazz), nje njeri qe nuk zgjedh mjet per te arritur qellimin, ambicja e te cilit s’e perfill djersen e ballit. Kjo levizje e Xhez-it, modes, rebelimit te grave kunder disa standardeve shoqerore, dhe prosperiteti ekonomik qe u krijuan menjhere pas Luftes se I-re Boterore, zgjati deri me 1929, kur filloi Depresioni i Madh. Shkrimtari poashtu ishte nje kronist, satirist duke e pershkruar kulturen, pasurine, ekstravagancen dhe ambicjen qe u shfaq gjate viteve 1920-ta duke synuar enderren amerikane qe njihet si ‘epoka e mrekullive’. Romancieri duke dashur qe t’i jep nje shkelqim krijimeve te tij per nje kohe jetoi ne France e me vone u rikethye ne Long Island. Fixheraldi vdiq i ri dhe derisa ishte gjall nuk mori ndonje kritike pozitive. Ne jete ishte problematik, braktisi shkollen, shkon ushtar, s’i mban punet, derisa ne Holivud arriti nje sukses financiar relativisht modest me shkrimet e tij.

Getsbi i Madh me 2013 u pershtat dhe u shfaq ne ekran te madh me regji te Buz Luhrmann, ne rolin kryesor Leonardo DiCaprio si Xhei Gatsbi dhe Kerri Mulligan si Deizi Bjukenen. Eshte fitues i disa cmimeve. Me heret Getsbi ishte pershtat si opere e suksesshme poashtu. Getsbi (kryeprotagonisti) ishte i joshur nga hedonizmi ne nje ndjekje egoiste te kenaqesive, luksit, akoolit, makinave, dashurise, dhe duke u pasuruar si kontrabandist i akoolit. Me ne fund Getsbi vritet dhe keshtu perfundojne tragjikisht edhe enderrat e tij. Jeta e Getsbit poashtu nderlidhet me jeten e autorit. Interpretimet dhe diskutimet per kete veper sikur s’kane fund nga historicistet, formalistet dhe kritiket e psikoanalitikes.

Problemet e Fixheraldit vazhduan edhe pas vdekje. Kisha lokale s’e lejoi te varroset te varreza familjare, Famullitari doli me nje arsyetim se Fixheraldi ka qene i papershtatshem per t’u varros ne kete varreze, sepse ka qene nje pijanec, me shume afera jashtemartesore, se nuk e kishte lartesuar lavdine e zotit, s’ishte rrefyer, s’i kishte kryer obligimet e Pashkeve prandaj s’mund te varrosej ne token e shenjteruar andaj e varrosen ne nje varreze pak me larg. Pas 35 vitesh dioqeza lokale katolike e pranoi varrosjen e tij dhe Zeldes (gruas se tij) te varreza familjare. Tani, Kryepeshkopi u deklarua ndryshe nga Famullitari duke thene se, Fixheraldi ishte “nje artist qe ishte ne gjendje te portretizoj me kethjelltesi dhe imagjinate luften ne mes shkelqimit dhe vdekjes…”

 

Image may contain: Ramazan Bekteshi, standing, sky, cloud, outdoor and nature

Comment

*