“Dialogu Kosovë-Serbi në fazën përfundimtare”

Prishtinë, 26 nëntor 2017 – Kryeministri Ramush Haradinaj tha se njohja nga Madagaskari është tregues tjetër se Kosova po hyn në fazën finale edhe sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i afrohet fazës përfundimtare”, tha Haradinaj.

Ai tha se dialogu nuk mund të vazhdojë nëse prej tij përfiton vetëm Serbia.

Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit të integrimeve evrpiane për Kosovën.

Ai nuk deshi të tregojë nëse reagimi i tij ndaj Brukselit dhe qëndrimi i pandryshuar për demarkacionin i kanë acaruar raportet e tij me presidentin Thaçi, siç ishte raportuar në media.

Haradinaj i bëri këto komente pas homazheve në kompleksin e Jasharëve, në Prekaz, dhe vizitës në familjen Jashari.

Gjatë ditës, Haradinaj bëri homazhe edhe tek shtatorja e komandantit Zahir Pajazitit dhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

(Lajmi.net)

Comment

*