DIASPORA KËRKON ZGJIDHJE – JO MË ME BLLOKIME

Mark Gjonaj

Këshilli Koordinues i Diasporës është tejet i shqetësuar për vonesat dhe bllokimin e qëllimshem të procesit për realizimin e votës së Diasporës për Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit 2021 në Shqipëri.

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga ana e institucioneve përkatese se do të punohet pa rreshtur që t’i mundësohet e drejta kushtetuese e votes secilit shtetas Shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, KQZ edhe njëhere po zvarrit të gjithe procesin me arsyetimin se nuk ka konsensus politik që ky projekt të realizohet.

Për këtë arsye, ne po ju nisim letrën e cila i adresohet të gjitha palëve të përfshira në procesin e realizimit të votës së diasporës, në të cilën kërkojmë takim urgjent për të sqaruar ngecjet dhe bllokimet e qëllimshme që pamundesojnë votën e diasporës.

MJAFT MË ME BLLOKIME E JUSTIFIKIME – NE DUAM ZGJIDHJE.

Ne kërkojmë që kërkesat tona të respektohen dhe ti vihet fund njëherë e përgjithmonë lojërave politike që lëndojnë dinjitetin e diaspores Shqiptare.

Përfshirja e Diaspores Shqiptare në proceset demokratike në Shqiperi është në interes kombetar mbarëshqiptar, dhe pengesat e tilla dëmtojnë rëndë lidhjen mes mërgatës tonë dhe vendit amë.

KKD Ftese Per Takim(1)

Comment

*